Fragment nga romani humoristik: “Portokalos” i Fatmir Lohes

Kultura

Fragment nga romani humoristik: “Portokalos” i Fatmir Lohes

Nga: Fatmir Lohja Më: 1 korrik 2020 Në ora: 08:09
Fatmir Lohja

- Më trego diçka nga historia , me që po shkruan një roman historik!- e hapi bisedën Afrovitit, pasi piu një gllënkë konjak.

- Në hsitorinë antike greke është shkruar se ,

- Larg e nise.- ndërhyri Afroviti.

- Me letërsinë antike tuajen nuk krenohen vetëm grekët, por e gjithë Europa. Mendoj se kjo histori, i sherben kësaj ndënje emocionale. Odiseja nuk pranoi të martohet me Helenën , sepse i frikësohej bukurisë. Për shkakun e saj u bë një luftë shkatërrimtare mes grekëve ,dhe trojanëve. Pas katrahurës , u plak e lumtur në krahët e Menelaut ,burrin që zgjodhi vetë në mes prijësve grekë.

Pse nuk thua nga tradhëtija e saj , - foli Perrija.

Ka autor që e interpretojnë tradhëti , por ka edhe të tjerë që e emërtojnë rrembim. Disa autorë bëjnë analiza nëse veprimi i Odisesë ishte , apo nuk ishte i menduar! Ai përzgjodhi Penelopen për grua. Me besnikerinë e saj , ajo e priti të shoqin dhjetra vite duke endur ditën ,e duke prishur natën punën që bënte .Disa mendojnë, se endja e qilimave është një metafor e Homerit. Ajo e pasur, me shumë skllevër e sherbetorë rreth saj, nuk janë te bindur se ka ditur të endë qylyma, se nuk ka pasur nevojë për atë punë. Po u quajt tradhëti veprimi i Helenës, dhe të besojmë në metaforën për Penelopen, Odiseja ka pasur shumë të drejtë ne veprimin e tij. Ka edhe një variant tjetër arsyetimi. Elenën e rrembyen pabesisht , pra nuk kishte faj në veprimin e saj.

Herodoti e çon në Egjipt , e jo në Trojë- sqaroi Afroviti.

E saktë. Disa e akuzojnë Penelopën, se tërë ditën bënte dashuri me dashnorët, dhe tërë natën nuk e kapte gjumi nga frika e të shoqit, prandaj nuk vendoste. Me këtë arsyetim dashakeqës Odiseja nuk del ai që njihet nga Homeri.

I përeqndruar te kërkesa e juaj,- më tha duke qeshur.-Na trego diçka shqipëtare .

Një përrallë e lashtë ilire fillon:”Një herë ,e një kohë , Hëna e bukur u dashurua marrëzisht me diellin. I shkoi në pasi, me një dhuratë të çmuar. Me yjet më të shdritshëm ,i bëri një varëse xixëlluese. Diellit i pelqeu shumë. Kavaljeri, i marrosur , thirri rrobaqepësit me të mirë në qiell.I urdhëroi që Hënës t’i prisnin një fustan që nuk e ka veshur kush më përpara. Rrobaqepësat ,pasi u konsultuan shumë ndërmjet tyre, shkuan te Dielli. -” Na vjen keq, por porosinë tuaj nuk mund ta kryejmë”. Pse ? – i pyet i nervozuar.-“ Ne nuk jemi të zot të gjejmë përmasat e zonjës. Hëna , siç e dini të gjithë, në çdo ditë të muajit ajo shfaqet me përmasa të ndryshme trupore . Dielli u bind nga arsyetimi. I çoi fjalë Henës se nuk mund të lidhnin krushqi. Dielli edhe sot e dashuron Hënën, prandaj e ndriçon gjysmën e muajit , dhe kur e kap dallga e merzisë, gjysmën e muajit tjetër e lë në terr.

Fantastike. Fantazi astrologjike. Ma interpreto edhe këtë rrëfenjëz, si historitë e Odisesë, që ta marrim vesh se ku do të dalësh!

Ky interpretim është thjeshtë sipas arsyetimit tim. Dielli gaboi , se pa anën e jashtme të hënës, prandaj edhe sot po e vuan dashurinë e tij.

Po Hëna ku ka gabuar?

Hëna nuk u tregua e zgjuar. Sa u mor me dhurata, më mirë t’i tregonte Diellit , zgjuarsinë dhe zemrën e saj. Bukuria e jashtme shihet, nuk ka nevojë për lustra

Pse shkoi Hëna te dielli!?

Përgjigjja e kësaj pyetje sqaron dhe vjetërsinë e rrëfenjes. Dikur, përpara Homerit ,shoqëria ka qënë në matriarkat. Nga kjo arsye, ishin gratë që kërkonin dorën e burrave. Të njëjten gjë kërkojnë gratë edhe sot, por veshtirë se do ra arrijnë më.

Jeni kundër levizjes së grave për barazi gjinore!?

Për barazi gjinore jam dakort, por pë matriarkat jo.

Veshja u ka hije grave.

Sytë e mi janë më të kenaqur kur i shoh cullak. Tablotë më të bukura, janë nudot e femrave. Piktorët, prej xhelozisë, nuk i ekspozojnë në galeri,por i mbajnë të fshehura në vende, që nuk i dinë edhe bashkëshortet .Thuhet se, Leonardo Da Vinçi, Xhakonden e veshur ka ekspozuar. Nudon e saj, edhe sot, vetëm skicën i kanë gjetur.

Qenke në formë për historira! Sonte fuqinë e kanë damat. - ajo u çua dhe përballë meje ,shumë shpejt u shfaq nudo. E mora para duarve .Duke u çukitur në buzë, shkuam në krevat.

Nuk thonë kot , se gratë me; bukurinë; ëmbëlsinë; çashtërsinë e tyre , e çojnë të vdekurin nga gjumi i përjetshëm. Atë natë përjetova një ekesperiencë të paprovuar më përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat