Kalimthi ndjeva aromën e dikurshme
një aromë parfumi që më kujtoi shumëçka,
ndjesia për ty më shpejtojë të rrahurat e zemrës që të mbante gjallë në mua.
Me një valëvitje flokësh të merrja, baba,
symbyllurazi shfletoj kujtimet e fundit,
doja të të riktheja prapë në zemren time.
Provova të ndalem dhe t'ia kthej kuptimin ringjalljes tënde, baba.
Bashkë me flladin e verës pa Ty
mendjehumbur, ecja e tretur dikah
me hijen tënde ledhatuesa mbetur kujtim i gdhendur në mua.
Ti më mungon, aroma jote prej babai
bashkë me perqafimin tënd duarhapur
ike pa e parë lotin tim faqeve të Valës.
Edhe pse në mua jeton përgjithmonë,
kërkoj zërin tënd të thërras emrin tim.
Ngushtuar jam të dëgjoj zërin tënd, baba,
zërin e ngushëllimit që s'bëzanë më...
Në ëndërr më thërret i shfaqur engjëllor.
Unë të pres tek kroi i etjeve për ty, baba,
tek burimi këngëve të zogjve vajtimtarë,
por ti nuk ktheve nga visoret parajsore .
Tani, fjalët tua flenë në mendjen time
skalitur janë me dashuri për ty, babai im.