Gazmend Jakupi për librin e John Bolton: Libri më kontrovers i dhjetë vjetësh-it të fundit

Kultura

Gazmend Jakupi për librin e John Bolton: Libri më kontrovers i dhjetë vjetësh-it të fundit

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:19
Foto Ilustrim

Libri definitivit më kontrovers i dhjetë vjetësh-it të fundit, i shitur në ditët e para të publikimit në mbi 100 mijë kopje, i ranguar si i pari në kategoritë “Historia dhe Teoria e Politikës”, “Siguria Kombëtare dhe Ndërkombëtare”, “Qeveria Federale”, “Historia e SHBA”, “Biografitë e Liderëve Politik” etj., është libri i fundit i shkruar nga Ambasadori John Bolton, ish Këshilltarë i Sigurisë Nacionale i Presidentit Donald Trump nga viti 2018 deri 2019. Libër i cili me përplot detaje dhe emocione përshkruan 17 muajt e shërbimit të zotit Bolton si këshilltari kyç në çështjet e sigurisë kombëtare. Buja që është duke e bërë ky libër në vet SHBA dhe gjithë rruzullin tokësor është aq e madhe sa që Presidenti Trump me muaj të tërë është munduar që të ndalojë publikimin e tij duke u arsyetuar në një anë që është përplot me gënjeshtra dhe në anën tjetër që ka plot detaje të natyrës së ndjeshme e që mund të klasifikohen edhe si sekrete shtetërore, e që këto të dyja janë në kundërshtim me njëra tjetrën sipas intervistës të zotit Bolton dhënë televizionit USA Today dhe Voice of America.

Libri voluminoz 592 faqesh është me plot detaje për shumë çështje të ndryshme si takimet me burrështetasit botërorë (Kim Jong Un, Vladimir Putin, Xi Jinping, Hironomiya Naruhito, Shinzo Abe, Theresa May, Boris Johnson etj.), takimet nëpër samitet e ndryshme si dhe takimet ditore në mes të Presidentit Trump dhe stafit të tij të ngushtë (John Bolton, Mike Pence, Mike Pompeo, Steven Mnuchin, William Barr, Jim Mattis etj.). Këtu në plot detaje përshkruhen parapërgatitjet e takimeve të ndryshme e ndër të tjerët edhe takimi me Presidentin e Koresë Veriore Kim Jong Un, i cili takim sipas zotit Bolton ishte si nevojë personale e Presidentit Trump që t’i mundësojë garën për çmimin Nobel për paqe, për të bërë fotografi me Kim Jong Un dhe natyrisht për të fituar pikë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale 2020. Takimet tjera si p.sh. me Vladimir Putin dhe Xi Jinping gjithashtu ishin më shumë takime për përfitime personale se sa takime për interese shtetërore, meqë sipas zotit Bolton, Presidenti Trump është një president i cili nuk udhëheq me kurrfarë konsistence apo filozofie të udhëheqjes, por më së shumëti sipas instikteve personale e të cilat edhe ato ndryshonin prej minute në minute e dite në ditë!

Në këtë libër, ndër çështjet tjera paraqiten edhe problemet me kompanitë Kineze ZTE dhe Huawei; përkrahjen e ndërrimit të qeverisë Maduro në Venezuelë; zgjedhjen e Presidentit të ri në Ukrainë z. Volodymyr Zelensky dhe përkrahjen e tij; indinjatën e Presidentit Trump ndaj shtetet anëtare të NATO për mos pagesën e obligimeve ndaj NATO’s e posaçërisht të Gjermanisë; për humbjet financiare nëpër gjithë botë në bazat ushtarake amerikane të cilat shtetet nikoqire nuk paguajnë as shpenzimet vjetore operacionale (p.sh. Korea Jugore mezi paguan 1 miliard $ në vit SHBA-së për prezencën e trupave Amerikane, kurse shpenzimet operacionale vjetore arrijnë 5 miliard $, ku sipas zoti Bolton, Presidenti Trump preferon që shtetet nikoqire të paguajnë shpenzimet vjetore + 50% !); tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja për armatimin ndërkombëtar bërthamorë; peripecitë me Iranin; Korenë Veriore; Rusinë; Kinën e shumë çështje tjera.

Ndër qëllimet tjera të publikimit të këtij libri, zoti Bolton dëshiron t’i tregoj votuesve Amerikan për paaftësinë e zotit Trump si President i SHBA i cili nuk do të duhej t’i fitoj zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020. Autori në disa vende në librin e tij tregon se sa afër ishte dorëheqjes nga posti i tij e që vet letrën e dorëheqjes e ka shkruar disa muaj para dorëheqjes.

Libri është klasifikuar dhe i vlerësuar në mënyra shumë të ndryshme nga kritikët Amerikan e botërorë duke fituar kritika nga më pozitivet e deri më negativet. Sipas meje, është një libër i mirë për t’u lexuar meqë përmban një histori të konsiderueshme të ngjarjeve ndërkombëtare gjatë kohës së shërbimit të zotit Bolton dhe detaje tërheqëse dhe interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat