Gone, lulëkuqe...

Kultura

Gone, lulëkuqe...

Nga: Zymer Mehani Më: 3 korrik 2020 Në ora: 07:18
Zymer Mehani

Në errësirën sterrë
Ndeze një shkëndi'
Sa për t'i dhënë prush
Zjarrit për liri
Ishe e veçantë
Si të tjerët s'ishe
Pamëshirshëm të gllabëruan
Kthetrat e asaj bishe

Në errësirën sterrë
Ndrite flakadan
Në bardhësi të atdheut
N'flamur t'Skënderbeut
U ngjite, moj shqipe
Liri, rreze drite

Hëna t' ka lakmi
Yjet t'admirojnë
Je Ylber shtatëngjyrësh
Përmbi qiellin tonë
Lulëkuqe ke emrin
Motër Antigonë

Të përqafon lumi
E gurrat e dëlira
Lule përmbi lulet
Ishe më e mira
Edhe pse e re
S'u frikove kurrë
Gjaku yt i kuq
U ngrit në flamur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat