​Teatri i Kosovës në mediat ndërkombëtare

Kultura

​Teatri i Kosovës në mediat ndërkombëtare

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 20:40
Aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Dy prestigjiozet gjermane, TAZ dhe Der Tagesspiegel, kanë shkruar gjerë mbi shfaqjen “Kthimi i Karl May– një shfaqje zbavitëse për popullin gjerman”, produksion i Qendrës Multimedia, teatrit Volksbühne nga Berlini dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Videoja 40-minuteshe me skena të shfaqjes “Kthimi i Karl May” është dhënë si premierë nga 24-26 qershor, në festivalin ndërkulturor Postwest në Volksbühne Berlin.

“Ben Nemsi te Handke” dhe “Përshëndetje nga Ballkani” janë titujt e artikujve të cilët video-performancën e aktorëve kosovarë e cilësojnë si një risi interesante në edicionin e sivjetmë të Postwest.

“Kthimi...” në tekst të Jeton Nezirajt është një format interesant i satirës “që shpeshherë është skajshmërisht i mprehtë në reflektimet e projeksioneve të ndërsjella në mes Lindjes e Perëndimit...”, shkruan gazeta TAZ.

Shfaqja flet për rrugëtimin e Kara Ben Nemsit i cili bashkë me një grup aktorësh nga Kosova ik nga Lindja ndërsa shkon drejt tokave gjermane. Në këtë udhëtim epik ai takon Slavoj Zhizhekun, Peter Handken e personazhe të tjerë intrigues. “Kthimi i Karl May-it është një satirë jashtëzakonisht e pakursyer e cila absolutisht ia vlen të shihet”, shkruan Der Tagesspiegel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat