I riu fshatar në komunizmin shqiptar

Kultura

I riu fshatar në komunizmin shqiptar

Nga: Skender Kapiti Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:49
Skender Kapiti

Në komunizmin shqiptar 

 i linduri e i rrituri në fshat 

është për të  ndëshkim,

jeton e punon si në rrethim,

Kooperativa  edhe si  vënd për internim e riedukim,

fshatari si bujkrob:

pa bagëti, pa lopë e tokë e në mjerim 

Në koperativë

i riu fshatar

 me cfurk në krah,  

për të mbledh byk e bar e për të bërë mullar.

Me kosë në dor  bar tuj korr,

Në  pikë dielli e në vapë,

me shatë  tuj prashit në arë,

 me kazëm e lopatë

në shi e ftohtë gjith ditën e gjatë

nëpër fusha e livadhe

tuj çel vija e hap kanale.

Në punë

me trastë në shpinë  me buk  misri,

me një gastare me  dhallë,

me kavanoz me groshë   e vezë të zier ndonjiher shumë  rrallë.

I veshur me një këmishë fanellate,

xhaketë e pantalona doku,

gjysmë viti  me çizme të pullosura llastiku,

e gjysma tjetër e vitit me sandale plastike,

e  mu mbrojt nga dielli

në kokë me  kapele  kashte republike

I riu fshatar me mëndje të pastër por  të shpëlarë,

nuk mendon por për socializëm   punon,

e ka të sigurt se në fshat e kooperativë

me lopatë në dorë do të dalë në pension.

Fyelli e ciftelia, vallja,  molodia e  estradat

vjersha e poezia luhen  e këndohen si don qeveria.

Lumturia , gëzimi e dasma  e tija

hapen me dollinë:  rroftë Enveri e rroftë partia.  

VITET 1984-86

Shënim: Në Shqipëri në kohën e komunizmit në fshat jetonte e punonte 70% e popullsisë, dhe ishte puna e rëndë skllavëruese  dhe tepër ,tepër pak e paguar e fashatarëve kooperativistë dhe punonjesve të Ndërmarrjeve Shtetërore Bujqësore, ishte puna  e fshatarëve kooperativistë dhe ajo e minatorëve  shtylla e ekonomisë në Shqipëri që mbante qytetin dhe shtetin komunist. Fshatari paguhej shumë pak sa mezi mbante shpirtin gjallë me rroga 5-15 lekë për ditë pune  sipas tipit të kooperativës. Këto strofa i thoja dhe recitoja kur isha vetëm, me të afërm dhe me  shokë besnikë që  nuk më spiunonin; i shkruaja e rishkruaja që t’i mësoja por pastaj i grisja pasi mund të mi gjenin e të më denonconin. Fshati shqiptar ishte një vënd vuajtje e mjerimi, fshatarit iu hoq dhe iu mor jo vetëm toka por edhe bagëtia e lopa ashtu sikurse bujkrobërit në mesjetë që punonin angari dhe nuk mund të largoheshin nga feudi i feudalit. Të rinjt nuk kishin perspektivë, as liri studimi e profesioni tjetër por vetëm shkollë bujqësore, nuk kishte as liri banimi sepse ligji i pashaportizimit nuk i lejonte jo vetëm për të shkuar e jetuar në qytet , por shumë e vështirë madje ishte edhe kalimi për të jetuar e banuar nga njëri fshtat te tjetri. I riu fshatar nuk kishte perspektivë, pothuajse gjithckja atij i ishte paracaktuar , që të punonte e jetonte gjithmonë në fshat si proletar fshati pa pasuri e pa pronë, “i lirë” për të menduar aq dhe ashtu si mendonte partia dhe ideologjia e saj, “ i lirë” në varfëri  dhe kështu ta ngryste pleqërinë . Fshati dhe kooperativa ishte edhe vënd internimi e riedukimi për të tjerët që sigurimi dhe pushteti i internonte dhe dëbonte nga qyteti. Gjithcka ishte e kontrolluar nga sigurimi e partia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat