Shkollat e Ernest Koliqit, vepra më e madhe kombëtare në 100 vjeteshin e fundit

Kultura

Shkollat e Ernest Koliqit, vepra më e madhe kombëtare në 100 vjeteshin e fundit

Nga: Gani Mehmetaj Më: 8 korrik 2020 Në ora: 16:48
Gani Mehmetaj

Para 70 e ca vjetësh Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe në territoret etnike nga Rozhaja deri në Peshterë e Pazar të Ri, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, Strugë dhe Dibër. Dardania përjetoi lulëzim e arsimim më shumë se kurrë më parë gjatë historisë kombëtare. Fotografitë e kohës janë emocionuese: qindra nxënës shqiptarë me qeleshe në kokë e rroba të pastra kombëtare rrinë gatitu para flamurit kombëtar, ose mësojnë më përkushtim në klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti një përmendore dhe nuk e kujtoi për këtë vepër madhore, askush nuk e thotë se punën e tij nuk e vazhduan, përkundrazi e rrënuam.

"U hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta, ndërsa në vitin shkollor 1943 – 1944 ky numër u rrit në 400. Po në këtë vit shkollor mësimet i vazhdonin mbi 25 mijë nxënës". Koliqi solli nga Shqipëria londineze qindra mësues. Ishte kjo një punë kolosale që nuk e bëri askush para tij dhe pas tij.

Brezi i vjetër i kujtonte më mall kur isha i ri shkollat e Koliqit, ashtu sikurse e kujtonin Shqipërinë Etnike. “Ma të forta ishin shkollat fillore të Shqipnisë Etnike së sa shkollat e mesme sot”, ta thoshte i sigurt secili që kishte mësuar në ato shkolla. Këtë ma thoshte gati çdo ditë babai im admirues i madh i Koliqit.

Vullnetarët e Rrafshit të Dukagjinit e të Malësisë e mbrojtën më gjak Shqipërinë Etnike e shkollat shqipe, duke iu kundërvënë forcave çetnike që bënë masakra të frikshme në këto zona. Rrëfimet e babait tim, vullnetar Dukagjini, që sa nuk e la kokën në kufijtë e atdheut diku mbi Peshterë i kujtoj me emocione. Popullatën e pambrojtur shqiptare e shpëtuan nga gjenocidi forcat nacionaliste-balliste, por kur u futën brigadat partizane serbo-malazeze, të ndihmuara nga partizanët shqiptarë, mori fund Shqipëria Etnike, nisi gjenocidi. Ushtria serbo-malazeze vrau si kurrë më parë shqiptarë etnik, mbyllën të gjitha shkollat shqipe nga Rozhaja deri në Pazar të Ri, dëbuan më shumë së gjysmën e popullatës, ndërsa ata që mbetën i detyruan të regjistroheshin boshnjak deh të mësonin serbisht. Kurrë më nuk u hapen shkolla shqipe. Heshtja e shqiptarëve të nëpërkëmbur vazhdoi mbi 60 vjet.

Për meritat e jashtëzakonshme përmendore Ernest Koliqit kanë kërkuar t'i ngritën në Maqedoninë shqiptare, në Mal të Zi dhe në Dardaninë e çliruar. Mirëpo si një mallkim, ende bëjnë pengesa për ta përjetësuar në shtatore shqiptarin më të madh të arsimim dhe njërin ndër shqiptarët më të mëdhenj të rizgjimit kombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat