Kur të vish - Bota Sot
Kur të vish

Kultura

Kur të vish

Nga: Neki Lulaj Më: 8 korrik 2020 Në ora: 22:33
Neki Lulaj

Do ja sjellësh një det gazi vatrës

Një fllad pranveror zemra do të nxjerrë.

Ah, kjo sëmundje të lëkundi si shkuma e valës

Mbi gozhdën e dashurisë

Sërish ujëvara  e fjalëve të ëmbla do të rrjedhë…

 

Ti po i ikën larg, larg dhimbjes e morfiumit

Do të na kthesh si ylber  buzagazin e humbur.

Merri aromë luleve më shumë se parfumi

Të zhduken ofshamat e heshtjes gozhdëngulur..

 

Do të vish ëmbëltore në odë dhe me pak  zhurmë

Jo si nga Saharaja orientale me sypërgjumur.

Të presin brigjet, dete e zogjtë nga degët e trungut

T’u sjellësh gjallëri, se nuk je lulekuqe  e këputur.

 

Ky fat i zi u këput nga retë si shkëmb i lartë

Ty të solli dhimbje e ne na dha shumë të liga.

Do ta bëjmë një meshë për betejën e gjatë

Të të bekojë me përrenj pastërtia e bamirësia..

 

 Mos ërsërit fjalën gëzim dhjetra herë

gjej fjalë të reja gjuhëshqipja ka shumë të tillë

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat