Bohemi i lirikës shqiptare

Kultura

Bohemi i lirikës shqiptare

Nga: Gjon Neçaj Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:13
Zyhdi Morava

Zyhdi Morava lindi në fshatin Gracë të Devollit, me 14 mars 1946, nga një familje fshatare. Ndonëse diktatura nuk e lejoi të shkollohej më gjatë se arsimin e mesëm,ai u bë dhe mbeti shkollë për krijuesit shqiptarë në lirikën e letrave shqipe,si pasasardhës i Lasgushit.Siç ka theksuar në intervistat e tij,familja e Zyhdiut u shpërngul nga fshatrat e Korçës dhe zbriti në Tiranë.Që në moshë të re,kur punonte si roje stallash kuajsh,ai internohet prej Tirane në fshatin Yrshek per motive politike,më 21 prill 1971 dhe i ndalohet botimi,sepse së bashku me disa të rinj gjimnazistë të kryeqytetit,si Namik Mane, Bedri Myftari etj. letarë të rinj,filluan të shkruajnë kundër rrymës.

Për të njëjtat motive dënohet në vitin 1978 me 8 vjet burg. Dënimin e vuajti ne burgun famëkeq të Spaçit.Nga viti 1982 deri në vitin 1991 ka punuar si punëtor ndërtimi,punëtor ngarkim-shkarkimi,punëtor ferme dhe roje nate. Pas përmbysjes së diktaturës komuniste, fillon të punojë për krijimin e sindikatave te pavarura. Gjithashtu ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazeten "Sindikalisti". Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezisë ashtu dhe të prozës.

Autorë të tij të preferuar ishin Lasgush Poradeci,Mitrush Kuteli dhe Mihail Shollohov.Pas postdiktarturës ka punuar gazetar tek gazeta sindikaliste nga muaji prill 1991 deri në vitin 1992,janar 1992 deri në vitin 1993 ishte kryeredaktor i gazetës “E vërteta”,gazetë e sindikatave të pavarura të Tiranës. Gjithashtu, në këto vite ushtron profesionin e gazetarit dhe shkruan vazhdimisht në gazetën "Sindikalisti","E vërteta" dhe "Republika. Në vitet 1993-1994 Zyhdi Morava punon drejtor i hotel “Dajti” dhe më pastaj përseri drejtor në ndërmarrjen e prodhimeve të imta plastike,kurse gjatë periudhës 1995-2000 zëdhëndës shtypi në bashkinë e Tiranës.

Në vitin 2005 riorganizoj Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe u zgjodh kryetar i saj duke kryer edhe detyrën e kryeredaktorit të gazetës “Drita” rreth dy vjet.

Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra, si në gjininë e poezisë, ashtu edhe të prozës. Në morinë e veprave të tij mund të përmenden :
Në 1991 vëllimi me poezi “Autoportret”
1992 “Dashuritë e mia”, poezi
1992 “Hingëllimat e shiut”,novelë
1994 “Shpirtra të uritur”, tregime
“Armiqtë e dashurisë”, roman
1995 “Puthje pa fund”, poezi
“Vjeshtë e një burri”, tregime
1996 “Për atë që iku”, poezi
“Ujku i natës së fundit”, roman

1997 “Dashuri në dy stinë”, roman
“Tërbimi”, roman
1998 “Dy herë tradhti”, tregime
1999 “Qefini i hënës”, poezi ,
1999 “Ky jam unë”, poezi,
1999 “Udhë të humbura”, roman
2000 “E papritura”, tregime
2001 “Hingëllimat e shiut”, poezi
2003 “E veçanta e një dashurie”, roman
2003 “99 poezi dashurie”,lirika
2004 “Një grua e ndershme”, novelë ,
“Bashkëshort i çmendur”, roman
“Burri i të dashurës sime”, roman
“ E zhdukura”, roman
2005 “Historia e një vajze”, roman
Gati për botim:
Vëllimi me poezi “Ngashërimet e vjeshtës”,
romani “Ajo dhe të tjerët”

Në vitin 2005 është fitues i “Pendës së Argjendtë” nga Ministria e Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve për romanin “E veçanta e një dashurie” ,si romani më i mirë i botuar në vitin 2004.
Kurse në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës, me titullin "Mjeshtër i Madh”.
Zyhdi Morava ishte nga ajo rracë poetësh që nuk duronte servilizmin,arrogancën,mendjemadhësinë dhe përuljen ndaj pushtetit.Ndonëse përkrahu proceset demokratike në vitet 90-të,ai prapseprapë kishte rezerva për demokracinë e brishtë shqiptare që po instalohej në atdheun e tij që i këndoi dhe i thuri vargje dashurisht tërë jetën.

Shumë intriga i thurën, e më shumë ata që ai kish besim në sinqeritetin e tyre,ndaj tërë jetën mbeti opozitar me gjithëçka.Edhe në një vizitë jashtë shtetit,intrigat nuk kishin të sosur ndaj tij,duke e akuzuar shpërndarës droge,rrugaç,etj.,deri sa pafajësia e tij u provua nga organet kompetente.

Në krye të shkrimtarëve ai nisi të bënte një reformë të paarritshme deri atëherë;donte t’ua kthente shkrimtarëve përvuajtjen e tyre,por as këtu hienat nuk e lanë,duke e larguar përdhunshëm,derisa e shërbënë tërësisht organizatën gjysëm shekullore të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë.Por nuk qënka e thënë që bohemi i lirikës shqiptare,Zyhdi Morava të jetojë gjatë gjatë.Me njëmijë sëmundje në trupin e tij të brishtë,por me zemër të madhe,një ditë mbylli sytë,për të nmbetur në panteonin e letrave shqipe si një ndër lirikët më të spikatur të saj.

Zyhdi Morava ishte dhe mbetet poeti dhe shkrimtari disident,i cili u dënua nga diktatura dhe ishte ajo që i shkakërroi edhe familjen e jetën.
Zyhdiu ishte nje bohem shqiptar që nuk u përkul as ne demokraturë, ku e ndoqën dhe e persektuan si në diktaturë,ata që e dënuan,spiunët ,në mes të cilëve kolegë të letrave.
Mbase ishte i vetmi drejtues i Lidhjes që mori inisiativë të bëjë revolucion në institucionin që drejtoi përreth dy vjet, por hienat e zeza nuk e lanë të punonte.

Zyhdi Morava vdiq me 9 korrik 2010.

Testamenti i tij poetik vërtetohet më së miri në vargjet e mëposhtme të shkruara pak para se të pushonte së rrahuri zemra e tij e madhe,por tashmë e lodhur:
Kur prej jete do te shkoj, te humb,
Me të zezën vdekje që do vijë,
Shpirti im në libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do të ndrijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat