Katër stinët

Kultura

Katër stinët

Nga: Bashkim Saliasi Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:24
Bashkim Saliasi

Rrëzë Tomorrit më je Ti

Si kurorë malet të rrinë.

Në ato pllaja me lajthi,

Unë kalova fëmijërinë.

 

Pranverë është stina jote,

Plotë me lule e freski.

Zogjtë vijnë në ditë shqote,

Dhe folenë e ngrenë aty.

 

E kujtoj verën e thatë,

Plotë me fruta begati.

Burrat janë lisa të gjatë,

Mendje hollë, zemër flori.

 

Si ylberi vjeshtë e artë,

Bukuri, mrekulli.

Edhe dheu yt i lashtë,

Fsheh mistere, brenda tij.

 

Gra të bukura dhe punëtore,

Duar arta shtojzavalle.

Lindin fëmijë si lulebore,

Bashkë  me burrat hedhin valle.

 

Ikën vjeshta e vjen dimri,

Zjarri skuq oxhakun.

Dëbora shtron qilimin,

Rakia trazon sapllakun.                                

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat