Poetët s'vdesin kurrë

Kultura

Poetët s'vdesin kurrë

Nga: Zymer Mehani Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:54
Zymer Mehani

Poetët s'vdesin kurrë! Ata prore jetojnë në kujtesë të popullit edhe pas ndërrimit të jetës, ngase janë vetë ndërgjegjja e kombit. Të tillë e kushim dhe e kemi edhe poetin llapjan, nga Revuçi, Milazim Kadriun, që pikërisht sot një vit, pra më 13 korrik 2019 iku nga kjo botë pa na thënë lamtumirë. Kështu deshi të ikte, ngase për të mos na shqetësuar....por, ja që dhembja për këtë mik poet, edhe sot në njëvjetorin e ndërtimit të jetës së tij është madhe dhe kujtimet për të prore do të jenë të freskëta.

Milazim Kadriu ishte poet, recensent e redaktor  i shquar i shumë librave.

Milazim Kadriu ishte mësimdhënës, publicist e shkrimtar i shquar.  Ka shkruar këto vepra letrare:

“Lindi dielli” (poezi për fëmijë)-2000;

“Flakadani i lirisë” (50 autorë-100 poezi)-2012;

“Tri shkronja” (poezi për fëmijë)-2014;

“Uragani i lirisë” (20 autorë-55 poezi)-2017;

“Refleksione letrare” (kririkë)- 2017;

“Vështrime letrare” (kritikë)-2017;

“Përsiatje letrare” (kritikë)-2018;

“Ata që për liri u flijuan”-2018;

“Një krismë pushke për liri”-2019;

Bashkautor i monografisë “Feniksët e lirisë” (deri më tash janë botuar 17 libra).

Është përfaqësuar me poezi në mbi 50 vëllime poetike të autorëve tjerë (libra përkushtues), që janë botuar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Maqedoni dhe në diasporë.

Milazim Kadriu ishte bashkëpunëtor i gazetave “Bota Sot”, “Epoka e re”, “Kosova Sot” etj...etj. ...

Përveç shumë vështrimeve, recensioneve e shkrimeve tjera, ai ishte edhe recensent i librave të mi autorialë:

"Yje të qiellit tim" (poezi),

"Pranverojnë lulëkuqet tona" (poezi);

"Të gjithë duam të shkojmë atje" (poezi);

"Diellza diellon" poezi për fëmijë);

"Gjuha e truallit tonë" (poezi me bashkautorin Fadil H. Curri)

"Jeton Gona n'zemrat tona"(poemë për dëshmoren Antigona Fazliu).

Me në fjalë, poeti Milazim Kadriu ishte mik i denjë i të gjithë poetëve atdhedashës të kombit shqiptar!

U prehtë i qetë dhe shpirti i tij ndrittë në përjetësi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat