Edhe në këtë përvjetor, Radio Ulqini i vogël, me probleme të mëdha

Kultura

Edhe në këtë përvjetor, Radio Ulqini i vogël, me probleme të mëdha

Nga: Esat Mehmeti Më: 13 korrik 2020 Në ora: 11:09
Esat Mehmeti

Në këtë përvjetor, pa dashur të thellohemi, do të doja që këtë shkrim t’a nisi me një falenderim të veçantë për Ju dëgjues të nderuar, sepse Ju e meritoni. Ju jeni dëgjues besnik, sepse na ndiqni hap pas hapi, si atëherë kur dikur lulëzonim, ashtu dhe tani që jemi venitur. Jeni më të mirët.

Radio Ulqini, vërtetë i vogël për nga numëri i punësuarve, i vogël për nga buxheti financiar, i vogël edhe për nga shtrirja e frekuencave, por jo i vogël nga mosha dhe përvoja, por me problem të mëdha.

Sot e 33 vite më parë, pikërisht, më 13 korrik 1987, Radio Ulqini ka filluar punën e vet. Themelues i të cilit është pushteti vendor i Ulqinit. Radio Ulqini nga themelimi e këndej ka qenë dhe është faktor i rëndësishëmi i shoqërisë. Radio Ulqini përcjellë të gjitha ngjarjet-ndodhitë në Ulqin dhe më gjërë.

Postulatat në të cilat Radio Ulqini i ndërtoi, janë sukseset e veta që ky medium i ka. Ky medium është i hapur për të gjithë dhe realizon programin e punës përmës emisioneve të ndryshme. Falë zhvillimit të teknologjisë, me vëmendje të posaçme përcillen aktivitetet e pushtetit vendor, ato qeveritare dhe më gjërë, si nga lëmia e ekonomisë, politikës, kultures dhe aktivitete të tjera.

Radio Televizioni i Ulqinit ( RTUL), vetëm në letër

Janë mbi 10 vite, që është punuar në projektin e nisur, për hapjen e Televizionit “Ulqini”, Projekt që pjesërisht është realizuar, por mbeti vetëm në letër, RTUL, e kurgjë më tepër ? ! …

I gjithë ky aktiviteti, për hapjen e TV “Ulqinit ” ( RTUL), nuk është përcjellur me ndonjë përmirësim të dukshëm nga ana e themeluesit. Autoritetet e qeverisjës lokale pohojnë se janë të vetëdijshëm për problemet që kanë në RTUL. Secila “garniturë” e qeverisjës vendore, në fillim të mandatit të vet, jep sinjalet e një shprese, për një përmirësim të mundshëm, mirëpo, kur është fjala për realizimin e premtimeve të dhëna, ata janë tepër të rezervuar dhe atë pak shpresë, na e kanë vrarë !.

Radio Ulqini i vogël, por me probleme të mëdha

Radio Ulqini, me një moshë relativisht të pjekur, me përvojë mbi tri dekada, me një numër të vogël të të punësuarve, po përballet me probleme të mëdha. Arsyet kryesore janë vështirësitë financiare. Radio Ulqini, tani është duke përjetuar ditët më të errëta. Radio Ulqini me një karierë mbi 30-vjeçare po lëngon !… Radio Ulqini ka vite që është sëmurë, vetëm e vetëm në mungesë të “ilaçeve”,mjeteve materiale dhe nëpërkëmbjës. Radio Ulqini, këtë se meriton ?!. Nuk e meriton për moshën dhe për kontributin e dhënë .

Radio Ulqini ka vite që përballet me problemet e trashëguara financiare, çka dukshëm vështërson punën dhe ekzistimin e tij normal ? !!!. Gjendja materiale në këtë institucion prej vitit në vit ka ardhur duke u rënduar. Duhet veçuar, se edhe përkundër premtimeve të dhëna nga themeluesi, fillimviti i 2020-ës nisi me sëmundjen e vjetër. Themeluesi, jo vetëm që nuk ka arritur të shlyej obligimet e veta ndaj këtij institucioni për vitin paraprak, por vështërsitë shoqërohen gjithnjë e më shumë dhe dukshëm reflektohen në realizimin e programit, e aq më tëpër po ndrydhin jetën e të punësuarve në këtë institucion informativ.

Borxhet janë të mëdha. Të ardhurat mujore, të punësuarve nuk u janë paguar me rregull dhe në trend me të punësuarit në komunë dhe ndërmarrje të tjera, ( janë 12 paga mujore pa u paguar ),duke mos i llogaritur këtu edhe kontributet e papaguara që sa vite, si dhe borxhe të tjera të detyruara ende të pashlyera.

Megjithatë, krahas pozitës së vështirë materiale, Radio Ulqini, po përballet edhe me vështërsi teknike, si dhe me mungesë të kuadrit profesionale. Radio Ulqini, jo vetëm se ka numërin më të vogët të të punësuarve, aty ku themeluese është vet Komuna e Ulqinit, por duhet të veçojmë edhe faktin, se ka mbi pesëmbdhjetë vite e më shumë, që Radio Ulqini nuk është freskuar me kuadro të reja, nuk është punësur askush, që është më se e nevojshnme për mbarëvajtjen sa më të mirë të këtij institucioni informativ.

Andaj, mua s’me mbetet tjetër, por në shenj kujtim, në këtë përvjetor, po e përfundoj këtë shkrim duke theksuar se edhe përkundër gjithë këtyre vështirësive, falë vullnetit të mirë dhe angazhimit të vetë të punësuarve, Radio Ulqini, ka arrijtur të mbijetojë. Punon pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushim, qofshin ato, e shtunë dhe e diel, festa shtetërore apo fetare. Procesi i punës zhvillohet pothuaj normalisht, me përjashtim të disa emisioneve të reduktuara.

Sot, Radio Ulqini ka nevojë më shumë se kurrë. RTUL-i, kërkon ndihmë dhe përkrahje e duhur financiare. Ka shansin të ndryshojë filozofinë në të mirë.

Mendoj se është koha e duhur që pushtetarët tanë të vënë dorë në këtë institucion informativ dhe të sjellin ndryshime në të mirë. Duhet bërë më shumë për Radio Ulqinin, për ne, për Ju, e në veçanti për qytetarët tanë që na dëgjojnë .

Andaj, nese, themeluesi e sheh nevojën e duhur, duhet ta mbeshtes dhe të rri pas tij. Me një vullnet të mirë e angashim të përbashkët dhe me një qasje tjetër të qeverisjes lokale, RTUL-i mund të jetojë dhe të kthej imazhin e dikurshëm .

Ne, nuk kërkojmë, asgjë më tepër, por vetëm atë që na takon. Te kemi tretmanin e barabartë me të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat