S'kam nevojë...

Kultura

S'kam nevojë...

Nga: Zymer Mehani Më: 14 korrik 2020 Në ora: 18:15
Zymer Mehani

Kur kam t'miat fusha e male
E lumenjtë bilur
S'kam nevojë t'i dua të huajat
Kam timin flamur

S'kam nevojë ta dua Tokion
Teksasin, Parisin
Kur i kam t'miat qytete
Krujën edhe Lisin

S'kam nevojë t'i dua t'huajt
Kam heronjtë e mi
Kam Ademin e Hamzanë
Të kam edhe ty

S'kam nevojë për Amerikë
Afrikë dhe Azi
Se e kam Shqipërinë trime
Kosovë e Çamëri

S'kam nevojë për hënë të huaj
E kam diellin tim
UÇK-në tonë të lavdishme-
Gjak të popullit trim

S'jam nevojë, jo nevojë s'kam
T'bëj himne për t'huajin
Kam dëshmorin SANDOKAN
Trimin tim dhe tuajin

E kam gjakun e shqiptarit
Që më rrjedh në vena
Po, po kam emrin shqiptar
T'shqipes me dy krena

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat