“Gjërat e mëdha arrihen - jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi por me mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin”

Kultura

“Gjërat e mëdha arrihen - jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi por me mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin”

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:28
Kopertina e librit

Ky autor i më se tridhjetë e pesë  veprave, profesor, shkrimtar, poet, gazetar dhe publicisti i mirënjohur - Sinan Gashi  gjithmonë me kujdes u qase veprave fare të prekura apo të rrallë, për të dëshmuar përkushtimin e tij dhe, njëkohësisht, për të kënaqur kërshërinë e lexueseve kudo që janë

Para pak ditësh  doli nga shtypi monografia me titullin “Artisti i katër dhuntive” – kushtua  Muharrem Qenes, në respekt të 90 vjetorit të lindjes të këtij artisti të mirënjohur në botën shqiptare, veprimtarit  e studiuesit të dëshmuar letrare, publicistike dhe shkencore. Si edhe herëve të tjera Sinan Gashit, autor i më se tridhjetë e pesë  veprave profesori, shkrimtari, poet, gazetar dhe publicisti i mirënjohur gjithmonë me kujdes u qase veprave fare të prekura apo vetëm në të rrallë, për të dëshmuar përkushtimin e tij dhe, njëkohësisht, për të kënaqur kërshërinë e lexueseve. Po kështu ai pat botuar kohë më parë një monografi për akrotin e përjetshëm të Bekim Fehmiu, në kuadrin e shtatëdhjetë e shtatë vjetorit të lindjes së tij, dhe tani e ndoqi gjithashtu përvjetorin e lindjes së Muharrem Qenës, që është nderim t’i festohet ardhja në jetë e një njeriu të mbarë.                                                                                     

Kjo vepër, nëse e shikojmë mënyrën e shtrirjes së interesimeve të tij, ka një parathënie, pastaj vijohet me jetën e tij të begatë, për të vijuar me katër dhuntitë e tij artistike: muzikën, aktrimin, krijimtarinë letrare dhe regjinë. Kaptinë me vete është një galeri e foto-portreteve, vazhdohet pastaj me mendimet e të tjerëve për aftësitë e tij kreative, kryesisht në teatër dhe përmbyllet me një rezyme të shkurtër. Po ashtu, për të treguar seriozitetin e punës, autori të këtij libri Sian Gashit ka nxjerrë treguesin e emrave si dhe një literaturë të begatë, me gjithsej pesëdhjetë e shtatë zëra. Studiuesi Gashi gjithashtu bën përpjekje që ta ringjallë kujtesën për Muharrem Qenën, që nga fëmijëria në qytetin e lindjes Mitrovicë, shkollimin e mesëm në gjimnazin “Sami Frashër” në Prishtinë, pastaj studimet në Beligrad dhe në vijimësi aktivitetet e tij artistike, aq sa pati edhe jetë fizike.                                                                

Për të qenë më bindës, madje edhe më me interes, autori i monografisë, mendimet e tij i ilustron me fakte dhe fotografi të kohës si fëmijë, gjimnazist, aktor e këngëtar, por edhe duke e ringjallur kujtesën e shokëve të shkollimit të mesëm, të cilët më vonë kishin shkëlqyer në profesionet e ndryshme të tyre, që në të vërtetë ishin kuadrot e para shqiptare të Kosovës, tepër të nevojshme për konsolidimin e një shoqërie të re, të prapambetur skajshmërish për kohën.                                                                                                 

Ata mbetën pionierët e parë të atyre fillesave të jetës shoqërore, arsimore e artiske ...                      

Duke menduar se nuk duhet lënë asgjë në harresë për Muharren, autori shënon edhe titujt e këngëve të cilat vetë i këndoi dhe i kompozoi, pastaj veprat letrare, të botuara dhe ato që i ngelën në dorëshkrime, radhitja e personazheve autoriale që kishte interpretuar dhe veprat e tyre (në teatër dhe në film), si dhe aktivitetin e tij më të përkushtuar - atë të regjisë së teatrit, me mbi 200 shfaqje të realizuara, të cilat i inskenoi anë e kënd Kosovës, por edhe në Shkup.                                                  

Ky ishte një rast i rrallë që kishte kaq shumë dhunti të lindura, edhe pse me një përgatitje modeste shkollore, por me dhunti të jashtëzakonshme, sa për të bërë emër si i pari në festivalet teatrore në gjithë ish - Jugosllavinë, dëshmia me shumë shpërblime e çmime nga festivalet e ndryshme. Madje, për këtë dhunti, aktorë e regjisorë të famshëm të huaj, kishin mbetur të mahnitur, sa edhe kishin dhënë vlerësime në superlativ për ato kreacione, madje unike, të Qenes. Autori i  kësaj vepre, Sinan Gashi, e përmbyll gjithë veprën me një mendim të Ciceronit, i cili thoshte: “Gjërat e mëdha arrihen jo me muskuj, shpejtësi apo shkathtësi, por me mendjen e thellë, forcën e karakterit dhe gjykimin.” Sikur kjo i shkon gjithë çka të Muharem Qenes, artistit të papërsëritshme këso mënyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat