Iku...

Kultura

Iku...

Nga: Valbona R. Hadri Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:17
Valbona R. Hadri

Përplot lule shumëngjyrëshe

aromash të dedhura

porsi nuset e vargëzuara në vallën e shamive

Njërën prej tyre kopshtari e mori në sy

N'gotë prej kristali të kaltër vëndosi shkëlqim e saj.

 

Nuk e di se ç'ndodhi me aromën e saj

Sall dy ditë erëmoi buzëve të etura

Lulja buzëmbyllur mbetur sy i venitur.

 

Sikur iu dorëzua lamtumirës,

kësaj bote mjerane të pa ujë në sy lulesh.

 

Nga dhimbja pyeta kopshtarin:

ç'farë është lulja për ty o mjeri njeri?

Pamja më madhështore në sytë e mi,

ma ktheu kopshtari me shumë dhembshuri.

 

Po s'pati faj lulja ime nusepaluar

Ajo thau petalet nga pakujdesia ime

Nuk arriti ta shijojë jetën e puthur

Prandaj iku e përlotur s'më la një pikë aromë.

 

 

Është mëkat dhe humbje shpirti,

të mos bësh kujdes për një dashuri.

Kopshtari mirë zgjedh lulen dhe dehet nga aroma e saj.

 

Kur me kujdes trajton rëndësinë e lules

Ajo shpalos gjithë petalet e fshehura,

të merr ngrykas dhe të puthë në ballë.

Të mbèshtjellë me butësinë e kadifenjtë

Të ofron mirësinë e saj dhe të mbush jetë.

 

Bëhet e gatshme për ty e harron vetën

Në sytë e tu shtron parajsën gjithë jeshile Me këngë në buzë bie shtratit të dashurisë.

 

Kush mendon të ketë lumturi në sy

Duhet dhënë shumë DASHURI- tha kopshtari dhe vajshëm qau hallim e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat