Vendenisi

Kultura

Vendenisi

Nga: Atdhe Geci Më: 18 korrik 2020 Në ora: 18:27
Atdhe Geci

Digjet e piqet kjo botë n ́zjarrmi

Në  Prishtinë  ngulmon gjak i ri

arti  i  çlirimit  nuk  njeh   kufij,

në të gjitha kohërat ka emrin, liri...

 

2 .

 

Në Roganë kam biologjin dhe kimin

e tokës, ylberin  e të gjitha zanoreve

matematikën e grimcave të materjes

kozmosin e fshatit  me buzë të kuqe

dhe më të dashurën Yllkë të atdheut

 

3 .

 

Ëmla, mos u ndalë në asnjë kohë

as në të sotmen  dhe të nesërmen

fali dhurata jetës dhe  përqafime,

se një poezi, jo rrallë  flet  sa një

                                                epokë!

4 .

 

Fjalët që s´arrijnë të bëhen bimë

dhe fjalët që nuk  bëhen të korra

janë fjalë koti, janë fjalë  pa diell

fjalë që s´arrijnë të  bëhen lindje!...

 

5 .

 

Ti që guxove të ngritesh kundër së

keqes dhe, kundër  të  pamundurës

me cilin varg të këngës të këndojë

me cilin oktavë të himnit të nderoj?

 

6.

 

Baba i së kaluarës  dhe i  së  ardhmes

disa nga ëndrrat po  na i ha tradhëtia

tre  flamuj  blu i mbështillen Kosovës

na kërcënojnë me humbje të teritorit!           

 

7 .

 

Durimi  në  histori  nuk  është  asgjë      

jetë e madhe quhet  kur  je në betejë

prej  tanëve  lirisë  goja  po i merret!...

Popull, rrëxoj sulltanët  e korruptuar…

 

8 .

 

Unë e ajo, dashurohemi në largësi

Unë e ajo, jemi  si dy trupa qiellor

Unë e  ajo, kemi  histori   dashurie

Unë e ajo, duhemi në mynyrë tonë

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat