Pak jam poet

Kultura

Pak jam poet

Nga: Zymer Mehani Më: 19 korrik 2020 Në ora: 08:00
Zymer Mehani

Pak jam poet
Me zemrën si det

Herë përplot tallaze
Herë tejet i qetë

Kur t'më ngjiret zëri
Me timin varg flas

Kur shkelet butësia
Me maraz bërtas

Fjalë e besë kur thehen
Zemërohem, rrëmbehem

Dashuria kur shahet
Shpirti seç më vrahet

E bardha po t' njolloset
Zemra më brengoset

I keqi kur prin
Gjaku n'dej më ngrin

Pëllumbat kur lodhen
Për ta fluturoj

Dëshmorët po t' harrohen
Për ta vjershëroj

Thur vargje për qiellin
Për malet majelarta

Për mamanë n'kuzhinë
Me duar të arta

Për motrën mantelbardhë
N' t'detyrës nivel

Për Bilbil Bilbiloshin
T'vogëlushes kurdel

Të gjitha n' varg i kam
Se pak poet jam

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat