Ishte vetëm

Kultura

Ishte vetëm

Nga: Valbona R. Hadri Më: 20 korrik 2020 Në ora: 11:37
Valbona R. Hadri

Shkoi ta vizitojë motërmëmën

në përëndim fryme

Donte  t'ia zë lotin e ngrirë qepallave

Të flas paksa me heshtjen e saj

Me butësi t'ia puthte  dorën.

 

Motërmëma ishte në perëndim të diellit

E pa zë shtrirë në varkën e qiellit

Në të ikur s'mund të fliste me askë

Vetëm  me engjëjt tubuar rreth saj.

 

Motra e saj s'gjindej  këtu ta përkëdhelte   

T'ia merrte të motrës së madhe  ballin me buzë

Mbesa rrinte vetëm me sy të përlotur,

Duke marrë dhimbjen e dyfishtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat