Lakuriqët e natës i çjerrin faqen imperializmit....në mes të ditës!

Kultura

Lakuriqët e natës i çjerrin faqen imperializmit....në mes të ditës!

Nga: Ylli Mece Më: 21 korrik 2020 Në ora: 17:23
Ylli Mece

Nga të katër anët e globit tashmë janë të shqetësuar jo vetëm liderat e fuqive të mëdha, por dhe shkencëtarë, në fushën e biologjisë, mjekë, doktorë – profesora, politologë e sociologë madje dhe arixhofkat që shtijnë fall te rrepet e hekurudhës së Fierit e që nën zë mbasi “parashikojnë” një mijë e një të mira e përmbyllin parashikimin duke mërmëritur : “Qyqja më duket se së afërmi do hajë njeriu njerinë”.! Duket sikur i gjithë rruzulli është mbështjellë me shaminë e zezë të ankthit të virusit të koronës, duke harruar se ky fenomen është një nga qindra elementët dhe plagët e pashërueshme, madje bashkëudhëtare e natyrës së kapitalizmit dhe fazës së tij më të lartë imperializmit. Në luftën e madhe të konkurrencës, mbasi ai siguroi fitoren e përkohëshme ndaj socializmit, imperializmi iu rikthye, apo më saktë si rezultat i zhvillimit të tij dhe arritjes në pikën më kulmore të zhvillimit, siguroi një prodhim të të mirave materjale në sasi dhe cilësi të tillë, që domosdoshmërisht kërkon shpërndarje. Në fund të fundit, asnjë mall nuk quhet e të etiketohet “mall “ vetëm kur prodhohet, por i tillë i konsiderohet kur qarkullon shitet blihet dhe konsumohet. Sot për sot, në shoqërinë e polarizuar ku vendet e të vogla kapitaliste janë grumbulluar si elektronet rreth bërthamës së imperializmit, kur konkurrenca e thjeshtë e lirë, është zvendësur me konkurrencë superfuqish, çështja e eksportit të kapitalit “mall- para” ka marrë formë nga më të ashprat nga ku pikërisht këto superfuqi, si USA..BE...Rusi Kina por dhe vende të tjera të zhvilluara si psh Japonia Anglia, Kanadaja etj e kanë domosdoshmëri jetike shtrirjen e zonve të influencës. Por globi tokësor është ai që është, qëkurse lindi për herë të parë shoqëria njerzore dhe mardhëniet e saj në prodhim.

Në këtë sipërfaqe janë thvilluar të gjitha paradat e sistemeve shoqërore, në këtë sipërfaqe janë zhvilluar luftrat përhershme dhe janë vendosur paqet e përkohëshme që nga rendi skllavopronar deri te fitorja e përkohëshme e socializmit, që dhe ky u sabotua nga tradhëtia brenda rradheve te veta, duke i siguruar kështu botës kapitaliste dhe asaj imperialiste fitoren më të madhe politike të tij qe mbas luftës së dytë botërore. Por sado të lulëzojë imperializmi e gjithë forca dhe potenca e vet ekonomike, bazohet mbi shfrytëzimin e brendshëm të popujve të tyre por dhe të jashtëm, të atyre popujve ku ata eksportojnë kapitalin e tyre. Tashmë zonat influencës së këtyre superfuqive dihen, por ajo që nuk dihet është se, kur kontrakditat ndërimperialiste dhe kacafytja e këtyre ujqërve me njëri tjetrin ku dhe kundër kujt do të zhvillohen, cilët do kenë aleatë dhe kundërshtarë të përhershëm apo të përkohëshëm ?! Si do të zhvillohen këto luftëra midis tyre dhe nëse do zhvillohen çqëndrim do të mbajnë popujt?! Do ta lejojnë dorën imperialiste për një gjakderdhje të katërt botërore ? Them të katër,t sepse aktulisht ne përjetojmë epokën e luftës së tretë botërore të një lloji të veçantë e cila filloi direkt mbas Traktatit të Paqes në Paris në vitin 1946. Kështu që luftrat në Azi , Afrikë, Lindjen e Mesme, në Amerikën e Jugut dhe para dy dekadave në Evropë (ish Jugosllavi)etj, në sasinë dhe arsenalin e armatimit të përdorur, forcave pjesëmarrse,dëmet e shkaktuara etj gati janë të përafërt po me to të luftës së dytë botërore. Në këto kushte bota imperialiste dhe superfuqitë, po përgatiten për një luftë të re, të sofistikuar e cila si bazë nuk do ketë teoritë të shktërrimit demografik të ekonomistit demograf Thomas Maltus të para dy shekujve( në teoritë e tij reaksionare”vërtetohej shkencërisht” se luftrat janë domosdoshmëri për të vendosur ekuilibrin midis rritjes në progresion gjeometrik të popullatës së globit, krahasuar ajo me rritjen aritmetike të të mirave materjale dhe ekonomike). Kështu që të gjitha suprfuqitë pa as më të voglin përjashtim, për të siguruar paprekshmërinë jo vetëm të zonave të tyre të influencës, por dhe për tËi zgjerur ato hartojnë dhe mirtojnë plane të buxhetve të tyre ushtarake me shifra marramendëse. Bota sot duke investuar për luftën harxhon 2 trilionë dollarë. Pa dyshim kështu psh për vitin 2020 çitadela botërore e imperializmit, USA udhëheq listën jo vetëm me 800 bazat e saj nëpër botë kundër plantit, por dhe me një shifër prej 750 miljrdë dollarë. Ky buxhet është 2,2 herë më i madh se sa shpenzimet ushtarake që ka bërë Kina, e cila ndodhet në vend të dytë të listës. Në vendin e tretë qëndron Rusia dhe në të katërtin Evropa.

Por arsenali i tyre ushtarak nuk përmbledh vetëm sinë numerike të trupave dhe bazave ushtarake të instaluara në gjithë globin, sikurse janë instaluar në Japoni, Korenë e Jugut, Itali, Gjermani etj, por dhe studimet ne fushën atomike dhe përdorimin kimik të armëve me efkte paralizuese, infktuese e deri në asgjësimin fizik të njerzimit, teksa për shërbimin sanitar për vitin 2020, po kjo “Amerikë e demokracisë” ka caktuar një buxhet prej 257 miljonë dollarë ( sa pasuria e 10 politikaneve më të pasur shqiptarë.... përjashtuar këtu Dinastinë Berisha, Baronët Meta e Kryemadhi, Mandarinët Mediu e Zaganjori, Gjini e Fullani.. pse jo Dhe Lulushi me Ramën dhe në fund unë me Xaken që që mbyllim listën me nga 250 eu në bankë e që jemi nga më të varfërit).

Deomos që imperializmit, nuk i intrereson shëndeti i globit, por shëndeti i ekonomisë së tyre dhe për këtë gjë ata eksprimentojnë jo vetëm armët konvencional dhe atomike por edhe ato kimike, si për shktërrimin e bujqësisë në fushën e agri-kulturës së kundërshtarit, për ta gjunjëzuar atë dhe kërcënuar me anë të urisë, por dhe armët bakteriologjike kundër njerzimit. Bota sot e stepur dëgjon akuzat ndërsjellta të USA kundër Kinës por dhe Kinës kundër USA, madje kërkojnë dhe hetime ndërkombëtare. Po kush i prodhon këto armë , mos vallë popujt ?! Popujt jo aspak- popujt duan paqen dhe jo luftën . Ekpserimentimi i parë anti- njerzor i çfarosjes masive u bë nga Amerika kundër Japonisë në vitin 1945 ,po pse ? Të isht kjo hakmarrje kundër “Pier Harborit”, apo mos vallë Amerika donte që me këtë akt barabar kundër njerzimit që pati pasojë gati 150 mijë viktima të deklaronte, se tashmë vendin e Gjermanisë hitlerine do ta kisht ajo vet ,për të qenë sundimtare e padiskutuehme e botës?

Të jenë vallë lakuriqët e natës që hanë kinezët apo gjarprinjtë që i preferojnë aq shumë, si shkatrarët realë të Kovid-19-tës apo mos vallë pa dashje me këtë përrallën e lakuriqve të natës ju çorr maska imperializmit në ms të ditës? Të jetë vallë se ky virus u lëshua për të parë rezultetet konkrete dhe efektet mbi njerzimin? Ja supozojmë se dolën djajtë nga shishja e “Whuanit”po kur Organizata botrore e shëndetsisë dinte këtë gjë pse nuk e mbylli. Të jetë vetëm “Whuani” si qendër eksprimentale, apo ka të tilla sa të duash në botë? Deklarohen shifra a se ky virus na paska

infektur gati më shumë se 17 miljonë njerz dhe gati 700 mijë kanë vdekur, në një kohë që ekspertë në fushën e bateriologjisë deklarojnë se fuqitë imperialiste kanë të depozituara nëpër magazina sekrete armët e tyre kimikem viruese të një shkalle shumë më të lartë rrezikshmërie për vdekjen e njeriut dhe gjësë së gjallë, madje ky virus deklarojnë ata, renditet i shkallës së katërt për nga rrezikshmëria që parqet.Teoritë gjasme”të komplotit” nuk mund ta fshehin dot të vërtetën e dukshme, se që nga lufta e parë botërore e këtej, pra për gati 100 vjet; më shumë se 25 shtete në botë janë marrë me eksperimntimin prodhimin dhe shitjen e këtyre armëve bakteriologjike që përmbajnë viruese të rrezikëshme. Po kush do i ndalojë ato vende ? Madje fuqi të tilla si Amerika Rusia Kina dhe shumë shtete të Evropës Azisë etj e kanë firmosur aktin e vitit 1975, (Konventa e Armëve Biologjike të BWC ), si një marrëveshje ndërkombëtare që e bën të jashtëligjshëm çdo armë të këtij lloji e që u nënshkrua nga 182 vende të botës. Ç’kërkojë më tepër USA, Rusia, Kina, dh Be-ja ? Ata vet i prodhojnë këto armë dhe janë vet shkaktarët e tragjedisë botërore. Le të shkatërrojnë armët e tyre kimike atomike dhe bakteorologjike që globi të jetë i shëndoshë. Por këtë gjë ata nuk e bëjnë dhe kurrë s’kanë për ta bërë, sepse vet kapitalizmi dhe imperializmi janë vet fatkeqësia globale e maskuar si “Demokraci” ,demokraci kjo, që në çdo qelizë të saj pikon gjak nga gjaku i popujve të botës. Kush nuk e kupton dhe shpreson në dashamirsinë e tyre për paqe është një naiv që i pari do të binte viktimë e e tij duke e mallkuar shumë rëndë...por do isht tejet vonë për të. Kush e kupton dhe hesht, para tragjedive që përgatisin suprefuqitë kundër popujve, është një frikacak i cili para dyerve të kishës duke parë pëllumbat në fluturim, lutet për paqe, teksa gjëmimet e topave shurdhojnë dhe vet priftin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat