Zhgënjim

Kultura

Zhgënjim

Nga: Vjollca Muqa-Berisha Më: 22 korrik 2020 Në ora: 11:26
Vjollca Muqa-Berisha

Si të shkëputem nga ky laps

Ta thyej apo ta mpreh

Nuk e di

Lecka ,lecka më është bërë jeta

Pa pikë mëshirë më goditi

Mu në mes të vargut...

Të vazhdoj , apo të ndaloj…

Nëse vazhdoj

Nuk do të përfundoj ai varg kurrë...

Se ka aq shumë ,aq shumë

Sa që as maja e mprehtë së nxë dot

Lotët ,dhembja pa fund

Të gjitha do thurnin një kurorë

të përvajshme

por me ngjyrë të kuqe

se aty rrjedh dashuri

ndjenjë

Pa shpresë

Diçka që e ndjek

E nuk e nxë dot

Retë e ngrehin lartë si për inat

Se qielli nuk dëgjon ofshamën time

Çdo Muzg e Ag.

ËNDËRR

Isha mbrëmë

Isha tek ai

para tij ashtu qëndroja

me ndjenjen e fajita

Ashtu ishte!

Më ngulfaste dëshira

t'i shtërngoja dorën

doja vetëm e vetëm t'i mbështetësha

pranë,por,jo

S'mund të lëvizja dot!

Ai më fliste,më fliste butësisht

më thoshte

Çfarë do?

Shko, . . . E unë?

Unë me aq shumë dashuri e dëgjoja...

Sa embël fliste

s'kishte rëndësi

Unë e doja!

dhe atë Shko!

që ma thoshte do e pranoja

se ishte vendimi i tij!

Por shpejt e pash,

tek më përshëndeste nga dera

Si e humbur

si në mjegullë

Mbeta pa ia thënë

atë fjalë që doja t'ia thosha...

U ngrita ta ndiqja nga pas

këmbët s`më bënin…

Doja t'i lutësha edhe dika . .. !

por , nuk më lejoi zhurma e rrugës

që më zgjoi këtë mëngjes!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat