​Instalacion artistik para Teatrit – “KOSOVA ON APPLE, FIGHT FAKE NEWS”

Kultura

​Instalacion artistik para Teatrit – “KOSOVA ON APPLE, FIGHT FAKE NEWS”

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:33
​Instalacion artistik para Teatrit – “KOSOVA ON APPLE, FIGHT FAKE NEWS”

Sot, në ora 14:00, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, do të vendoset instalacioni artistik “KOSOVA ON APPLE, FIGHT FAKE NEËS”, i cili organizohet nga komuniteti artistik vendor.

Organizatorët kanë thënë se, kjo nismë ka dy qëllime vazhdimin e përkrahjes dhe sensibilizimit të futjes së Kosovës në hartën e Apple, dhe njëkohësisht ndalimin e lajmeve të rreme dhe propagandës armiqësore, transmeton KosovaPress.

Në kuadër të luftës hibride që ka përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht influencës malinje ruse, instalacioni artistik ka për qëllim edhe sensibilizimin artistik të luftës propagandistike që i bëhet Republikës së Kosovës dhe komunitetit artistik perëndimor në përgjithësi.

Nisma për peticionin për futjen e Kosovës në hartën e Apple, është përkrahur edhe nga këngëtaret e famshme shqiptare Dua Lipa e Rita Ora./KosovaPress/ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat