Në plasë guri doli gjarpri

Kultura

Në plasë guri doli gjarpri

Nga: Enver Sulaj Më: 26 korrik 2020 Në ora: 10:51
Enver Sulaj

I hoqa shkarpat nga rruga

Të shikoja vrragën e qerres së shtegtarit.

Mora fryme thellë

Në plasë guri doli gjarpri.

U këqyrëm në sy gjatë

Dhe u nisëm në heshtje drejt shullanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat