Më ço një fjalë vendlindja ime

Kultura

Më ço një fjalë vendlindja ime

Nga: Shpresa Gashi Zurnaci Më: 27 korrik 2020 Në ora: 22:53
Shpresa Gashi Zurnaci

-Prof Anton Çettes

Po ta lëshoj një zë moj nënë

Po ta lëshoj një zë Atdhe

O Prizren të lëshoj edhe ty një zë

Në çdo shtëpi e në çdo vend

Po lëshoj zë që nga Izmiri

Ku Egju ja lagë brigjet

Ty Prizren, qytet më i miri

Se nga malli shpirti më digjet

Nuk desha nga ti të largohem

E të shkoja në dhe të huaj

Të më falë që s`nënshtrohem

Ah, larg teje fort po vuaj

Ti e di jam bija jote

Ndaj në zemër përherë të kam

Kudo të shkoj rreth kësaj bote

Sytë përlotur për ty i kam

Me ço një fjalë vendlindja ime

Prizreni i bukur,qytet me histori

Më zhytë thellë nëpër kujtime

Më bëj nder më mbaj në liri

Dhe Izmiri s’është i keq

Këtu kam folenë e re

Por s’më hy në sy fare asgje

Para teje Prizren ku kam le

Ndaj për ty sa të kem jetën

Do kem mall e s’të heq nga mendja

Vargje për ty do hedh mbi letrën

Veç për Ty do të këndoj tëtë jetën.

SONTE U PËRMALLOVA NËNË

Sonte deshta te vij të ti nënë

Me yllin e parë që shkëlqen mbi qiell

Se larg këtu malli më ka zënë

Ka vite që më djeg e smë nxenë diell as hënë

Përtej largësive përtej gjirit tënd

Jeta zbehet e merrë tjetër kuptim

Më mbanë një shpresë dhe një dashuri

E me to e ushqej dhe këtë mallin tim

Me dorën tënde shpesh e freskoj këtë mall

E mbi ballë vendos kujtimet për ty

Edhe këtu ku jam larg sa larg

Jetoj me mallin tënd që digjen n`sytë

e mi

Ti aty në qytetin e ëndrrave të mia

E unë larg përtej eges

I numroj yjet që t`i sjellin përqafimet e mia

Me dashurinë për ty nënë

E ndaj çdo çast të jetës sime

Të sjell të fala e plot dashuri

Në këtë natë të mbushur plot yje

Dhe një ditë në përqafimin tënd do të vij

Ngrykas të çmallemi që të dyja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat