Tha Sandokani...

Kultura

Tha Sandokani...

Nga: Zymer Mehani Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:13
Zymer Mehani

I
Le t'ma copëtojnë zemrën
Të ma ndajnë në dysh
E t'm'i vërbojnë sytë
Eshtrat le t'm'i thyejnë
Dashurinë ndaj teje
Kurrë s'do mund t'ma shlyejnë
II
Dhe po të digjem në valë
Po të thyhem dhe në shtatë palë
Qoftë dhe të ngrihem i tëri në dëborë
Prapë do ta dua këtë truall arbëror
(Për ty, nënë Shqipëri)

Image
Abedin Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat