Mirko Gashi, poeti preshevar që i këndoi ditës së bardhë-lirisë

Kultura

Mirko Gashi, poeti preshevar që i këndoi ditës së bardhë-lirisë

Nga: Xhemaledin Salihu Më: 31 korrik 2020 Në ora: 08:32
Mirko Gashi

Mirko Gashin poet e preokupojnë dhembjet e verdha, dhembjet e blerta, kori i hijenave, vrragë lumi, syri pa gjelbërim, uji i verbër, lumi i zi, dielli i verbuar, kohë gjarpri, verbim i zogjëve, gjarpri i fatit, uji njerkë, njeriu syzopatë, polipët e vdekjes, deti i tërbuar, uria, vdekja, zogu i urtë, laraska, hakmarrja e ujit, ushijza, bushtra, reja e zezë, vdekja troket, vala e zezë, qyqja, korbi, e tjerë.

Ç’është e vërteta, poeti bënë object trajtimi çështje e dilemma që fillojnë me të dhe njeriun e tij, me fatin dhe me tragjikën.Poeti nuk rri indifferent ndaj kohës që është e mabrsuar me shqetësime të mëdha, me trazimee me të papritura, ndaj një kohe të plagosur që e trazon pa masë:

Dhe e lëshoj në qiell të fluturoj
Unë e liroj pëllumbin nga kafazi
Ai ia ndërsen sokolin e tij pëllumbit.

Poeti Mirko Gashi është në rrafsh të kundërtë me njeriun, të cilit nuk i shihet fytyra, por ai ia di qëllimin dhe e ka përjetuar pësimin e veprimit të tij. Derisa poeti thurrë urata për qetësimin e detit, njeriu që fshah fytyrën shtie në yllin e poetit:

Unë thurr urata
Që ta qetësoj detin e tërbuar
***

Unë s’do të qaj
Për yllin tim të përgjakur
Për pëllumbin e rrëmbyer,
Për detin e shqetësuar
Për ëndërrimet e mia të pushtuara
Do të vajtoj për ty
Për ty Njeri
Që s’po të shoh fytyrën.

Koha e tillë është kohë e ushujzave, korbave, kohë ku zgjohet e keqja:reja e zezë mbulon qiellin, gjarpri ndërron vetëm këmishat, ndërsa uji gjarpër ferrin e zgjon. Tragjika e shumëfishtë është e pafund:

As kamulus
As stratus
Po reja e zezë
Terr I robit
Kasnec I kobit
Në renë e zezë
Djalli bëri vezë
E kalorësit e Apokalipses
u zgjuan
kuajt e tyre
hingelluan
ne çdo hap
tmerr
e sit ë merr
të dërgon në asgjë
të shkatërruara janë
lagjet
të zbrazura janë
magjet
tmerr për sy e vesh.

Sa do të zgjasë kjo kohë, kjo gjendje, këtë poeti nuk dëshiron ta profetizoj:

Po kush e merr vesh
Kur do te zgjohet
Zogu i urtë i marrisë në kokat e parisë.

Kjo botë shprehur poetikisht, me etje të verbuar del me gjithë absurdin e saj në poezite për shpendët, ku çdo gjë ngjet në ballafaqim me Arbor vitas, me të keqen, me kobin. Arbor vitae simbolizon qenesinë, ekzistencën, ndërsa qyqja, laraska i kanosen Arbor vitae, pa rreshtur:

Fshehurazi po na I lë vezët në vatrat
Ku je e ku s’je qyqe që I do vetëm tokat qiellore
Ku shtegton në vjeshtë pse kthehesh në pranverë
Bëhesh kasnece e lajmeve të zeza
T’u faroftë veza
Në Arbor vitae mos pastë vend për ty
***
Laraska
Prej saj thehen degët në Arbor vitae
**
Në krrokatje flatrat-shigjeta
Nëpër vatrattona I gjeta
Na sjell vaj largona zot prej saj
Vetëm përbrenda ngjyra I është si fytyra
Këtu zi aty gri bardhë atje
Në tufën e saj s’ka sopran alt tenor e bas
Atje ka vetëm krrokatje
Që vdekjen e lë

Në një kohë të këtillë bilbili nuk është ai që duhet të jetë, që këndon më bukur se sirenat, pra bilbili është vetëm një gjakim:

Ti je vetëm pjellë e përrallave

Më kanë thënë se këngëton më bukur se sirenat

***

Nëse s’fluturonnë oazë ku pot ë pres me pasqyrë në dorë
Eja në odat tona ku të ëndërrojnë fëmijët të këndoni sëbashku
Atëbotë do ta dija se me vërtetë jë ai për të cilin më ligjëruan
interpret të këngës sime fluturues i parë nëpër ballin tim.

Mirëpo, këtë kohë më së miri e përcakton korbi, që është oreol i zi i çdo njeriu. Poeti korbin e cilëson si “kasnec i vdekjes, Kerber i ndjekjes”, i cili parreshtur kërkon kuban të ri, gjak të ri:

Oreol I zi I çdo njeriut je ti
Fluturon e fluturon nëpër at os
Si kasnec I vdekjes kerber I ndjekjes
Tre shekuj të jetës sate gjurmon
Nëpër gjelbërimin e jetës kurban kërkon.

Po si mund të ekzistoj Arbor vitae në kohë e në kushte të këtilla, çka e mban atë gjallë e të parrënueshëm. Pos tjerash është Deti I Bardhë që I bëhet kurorë erës, diellit dhe majeve të malit:

Det i Bardhë
Më I madhi det je ti
Po kush do t’I numërojë pikat e qumështit të përrojeve
Kurt ë ngadhënjejnë
Era e dielli
Majeve të maleve
U bëhesh kurorë.

Është pasuria shpirtërore e shekullore, e ngulitur në vetëdijen për të qëndruar, për t’I përballuartë gjitha të papriturat dhe të këqijat.

Është kryetrimi Gjergj Skënderbeu Kastrioti, në të cilin përbetohemi:

***
Gjeti shpatë për çdo shtrëngatë
Gjeti atë për ditë e natë
Ai të cilin e pritnin kah moti
Gjergj Skënderbeu Kastrioti.

Është Mic Sokoli që I flet vdekjes:

Shporru
S’ndiej për ty
S’di për mbret…

Është Idriz Seferi që e lëshoi kushtrimin:

Ilan, ilan-
Na quanin asokohe
Në Gjilan
E ne vërtet ishim astritë
Nëpër male
Le e rritë

Në bebëzat
E të parëve të mi
U zgjue e bardha agmi
Pushka krisi
U mboll lisi
Zhduk ferri
Lëshoi kushtrimin Idriz Seferi.

Është Shtjefën Gjeçovi:

Bredhi
Nëpër bukuritë që I zbulove ti
Dhe kërkoj
Bukën tonë të përditshme…

Është Nënë Terezë:

Nëna Terezë
Për skamnorë
Zemrën pa rezë

Nëna Terezë
Në shërbim të resë
Për skamnorë
Në zemrën e rrufesë.

Është rrita jonë orëbardhë që nuk u zhduk e nuk do të zhduket kurrë. Për këtë poeti është optimist dhe shton:

Do të vijë dita orëbardhë
Kur uji I lumit do të ndriçohet
Me ngjyrëra çfarë s’ janë parë-
Më tha njeriu magjistar
Nënat me fëmijët shtëkatarë
Do të takohen në një rrugë të mbarë
Pastaj
Do të vijnë shirat
Bari do të rritet
Një boj njeriu do të rritet drithi
Do të bëhet me sy urithi
Do të bëhet… L I R I !

S’ kemi arsye të mos i besojmë dhe të mos i bashkohemi poetit, Mirko Gashi:
“Le të vijë dhe ka me ardhë dita orëbardhë ! liria !

Vërejtje:
Recitali poetik, muzikor, version i shkurtër: “DO TË VIJË DITA ORËBARDHË”
Vargjet: Mirko Gashi
Hartues: Xhemaledin Salihu
Udhëheqës artistik:Nexhati Rexhepi
Regjia : Agron Boriçi
Muzika: Adnan Ymeri
Luajtën: Grupi artistik “Aleksandër Moisiu” Preshevë/ Ejup Haziri, Teuta Ahmeti dhe Shqipe Osmani/

Recitali i plotë u shfaq me rastin e Akademisë solemne, kushtuar 30-vjetorit të themelimit të Shtëpisë së Kulturës :”Abdulla Krashnica”, mbajtur më 9 korrik 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat