Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij në vendlindje - Bota Sot
Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij në vendlindje

Kultura

Milan Kundera dhuron bibliotekën dhe arkivat e tij në vendlindje

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 19:58
Milan Kundera

Shkrimtari Milan Kundera, 91 vjeç, autori i veprës së famshme “Lehtësia e padurueshme e Qënies”, vendosi të dhurojë bibliotekën dhe arkivin e tij privat në bibliotekën e qytetit të vendlindjes së tij Brno në Republikën Çeke, ku ai kaloi fëmijërinë e tij.

Menaxhimi i bibliotekës në Brno njoftoi se i gjithë koleksioni i librave të Kunderës do të transferohet nga Parisi, ku jeton artisti, në Republikën Çeke gjatë vjeshtës.

Shkrimtari i famshëm dhuron gjithashtu librat e tij të përkthyer në çekisht dhe dyzet gjuhë të tjera, si dhe artikuj të gazetave që ai shkroi, recensione dhe përmbledhje të veprës së tij, fotografi dhe vizatime.

Gjithçka do të jetë në dispozicion të publikut, kryesisht në versionin dixhital, deklaroi biblioteka në Brno.

Ikje nga regjimi

Milan Kundera është shkrimtari bashkëkohor më i famshëm dhe më i lexuari me origjinë çeke. Ai jeton në Paris që nga viti 1975, kur iku nga regjimi komunist i Çekosllovakisë.

Libri i tij i fundit është “Injoranca”, shkruar në frëngjisht dhe botuar në vitin 2000.

Kundera jeton në izolim. Ai ka udhëtuar në Republikën Çeke për vite me radhë, por pa dhënë kurrë deklarata për gazetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat