Fehmi Baftiu, patriot, gazetar, guximtar dhe veprimtar i shquar - Bota Sot
Fehmi Baftiu, patriot, gazetar, guximtar dhe veprimtar i shquar

Kultura

Fehmi Baftiu, patriot, gazetar, guximtar dhe veprimtar i shquar

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 1 gusht 2020 Në ora: 17:45
Në fotografinë nga vera e vitit 1967 në dibër, nga e majta Rexhep Torte  në këmbë , dhe në mes të ulur Hasan Salaj, që luante rolin e Skenderbeut dhe Fehmi Baftiu gazetar.

Çdo punë e kryente me zell dhe për interesin kombëtar shqiptar

Sot, më 1 gusht është  dita  kur para  6 viteve u nda u nda nga ne Fehmi Baftiu, ky veprimtar i shquar i çështjes kosovare dhe mbarëshqiptare.

Me se e kam njohur nga afër  në përkujtim dhe nderim të personalitetit të tij, ndjej detyrim profesional dhe shoqëror që të shpreh konsideratën time për këtë shok dhe veprimtar të palodhshëm për çështjen kosovare dhe mbarëshqiptare.

Fehmi Baftiun e njoha në redaksinë “Rilindja” kur ai punontë si gazetar, ndërsa unë isha korrespondent nga Dibra.

Ne vitin 1967  unë isha student në Beograd dhe kryetar i Shoqatës studentore Letrare-Muzikore “Përpjekja” dhe ishim duke përgatitur një program letraro- muzikor për nder të 500 vjetorit të lindjes së Skenderbeut.

Në këtë kohë  edhe SHKA “Ramiz Sadiku” të cilën e udhëhiqte gjakovari Ali Gojani, po e përgatiste dramën “Trimi i mirë me shokë shumë” nga Sulejman Pitarka me regji të Krist Berishës.

Unë dhe Ali Gojani i bashkërenditëm aktivitetet  që  SHKA “Ramiz Sadiku” me këtë dramë ta vizitojë edhe Dibrën dhe Strugën, gjë që edhe u realizua.

Në fotografinë  bashkëngjitur me këtë tekst që daton nga vera e vitit 1967 në Dibër, shihen nga e majta Rexhep Torte në këmbë dhe në mes të ulur Hasan Salaj, asokohe spiker i Radio Prishtinës, i cili  në këtë dramë e luante rolin e Skenderbeut dhe Fehmi Baftiu gazetar.

Fehmi Baftiu edhe si gazetar edhe si aktivist ishte pjesë e pandarë e ketyre aktiviteteve.

Vizitat e Fehmi Baftiut në Dibër rezultuan edhe me martesën e tij më dibranen Pranvera Paçuku.

Më 30  nëntor të vitit 1967 Dibra pësoi  një tërmet shkatërrues me viktima dhe të plagosur.

Unë asokohe si stundent qëllova në Dibër dhe si korespondent i “Rilindjes” i dërgova edhe informatat e para për këtë fatkeqësi natyrore.

Brenda dy muajve nga ndodhja e këtij tërmeti nga Prishtina tri herë kohë pas kohe erdhën në Dibër edhe gazetarët e “Rilindjes”  Maksut Shehu dhe Fehmi Baftiu, për ti dhënë një sensibilizim më të madh nevojës që ndjenin dibranët për ndihma të gjithanshme.

I kam kujtimet e freskëta kur ditën e parë të tërmetit në Dibër si ndihmë të parët erdhën kamionët me bukë nga Kaçaniku. Pas kësaj autoritetet e Maqedonisë i ndaluan ndihmat që vinin nga Kaçaniku. Por në të njejtën kohë Ismail  Bajra, kryetari i atëhershëm i Kaçanikut e ndaloi trafikun nga Maqedonia për në Kaçanik, gjë që e detyroi Maqedoninë që të mos i pengojë ndihmat nga kaçaniku dhe Kosova për në Dibër.

Asokohe Qeveria e Maqedonisë, çuditërisht xhirollogarinë monetare për ndihmat që duhej ti dërgoheshin Dibrës, e hapi jo në Dibër por në Shkup, kështu që autoritet  lokale të Dibrës nuk e dinin se sa ndihma dhe prej ujt arrinin.

Herën e tretë kur erdhën nga Prishtina në Dibër gazetarët Maksut Shehu dhe Fehmi Baftiu, unë i njoftova lidhur me problemin e ndihmave.

Maksut Shehut iu kujtua se në gazetën  kroate “Vjesnik u Srijedu” e kishte shok gazetarin e atjeshëm Salih Zvizhdiq.

Kështu lindi idea që ne ta përgatisim një material komplet dhe sëbshku dhe me fotografitë tia dërgojmë gazetarit Salih Zvizhdiq, dhe ashtu vepruam.

Nuk kaluan disa ditë dhe Salih Zvizhdiq e  botoi materialin tepër sensibilizues ku në faqen e  parë të “Vjesnik u Srijedu”, teksti me fotografi me titull  “Zaboravljeni Debar”.

Ky tekst i botuar në “Vjesnik u Srijedu” shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Kjo e detyroi që Mika Shpiljak, kryeministër i atëhershëm në ish Jugosllavi,  dy ditë pas botimit të këtij teksti, të arrijë për vizitë  në Dibër.

Mika Shpiljak pasi e vizitoi qytetin dhe i pa dëmet e shkaktuara, në mbledhjen e aktivit politik të Dibrës bëri kritika të mëdha  me qëllim  të përmirësimit të gjendjes dhe të arritjes së ndihmave.

Fehmi Baftiu si gazetar, jurist dhe veprimtar ishte shembull  me punën e tij të  palodhshme dhe me sakrificën e sinqertë për çështjen kombëtare shqiptare.

Të gjithë shokëve të Fehmi Baftiut na kujtohet shumë mirë kur pasi në familjen e tyre u lind vajzë,  e pagëzuan  me emrin Tirana, që për atë kohë ishte guxim,  trimëri dhe atdhedashuri.

Fehmi Baftiun për herë të fundit e takova në Prishtinë më 26 dhjetor të vitit 2001, pasi e kisha përfunduar inervistën me Sadije Aganin, bashkëshorten e Fehmi Aganit, lidhur me vrasjen e akademikut Fehmi Agani.

Me këtë rast  mora edhe një prononcim nga Fehmi Baftiu, lidhur me këtë vrasje mizore që e kreu Serbia, pasi Fehmi Baftiu ishte aktivist i LDK-së, veprimtr  dhe e njihte mirë edhe Fehmi Aganin.

Të gjithë ne shokët që e njihmin Fehmi Baftiun e kujtojmë si  një personaliteti tepër aktiv, të ndershëm dhe të sinqertë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat