Poezi nga libri: “Jehona e Zemrave tona”

Kultura

Poezi nga libri: “Jehona e Zemrave tona”

Nga: Sali Leka Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:46
Sali Leka

Gushti me vape ka filluar, Korriku na ka nxehtësuar.

Si dy vëllezër të kulturuar bashkë kanë biseduar.

Janë dakortësuar, harmonizuar e mirëkuptuar.

Të dy me 31 ditë të ngrohta barabar.

Unë shkruaj e këndoj çdo natë tregime e poezi.

Shkruaj edhe në Tetor e Nëntor me shtrëngatë e stuhi.

Edhe në Dhjetor e Janar me akull e acar .

Unë nuk kam ftohtë, por avull, shkulm e ngrohtësi.

Nxehtësinë që më japin Qershori, Korriku, Gushti.

Trrupi im i mban i ruan edhe në vitin 2021 kur fillon Shkurti.

Trupi e indet e mia kanë energji e nxehtësi si metal.

Shpirti e zemra ime janë me aftësi e qelibar kristal.

Sedri, iradini e vullneti im janë solid vital.

Në Korrik çdo natë dy poezi e dy tregime.

Gjithsej 62 poezi e 62 tregime kam shkruar.

Duke kënduar i gëzuar i kam rreshtuar.

E theksoj e përsëris isha e jam solid vital.

Që kur isha fetus në mitrën e nënës fisnike sojnike.

Nëna ime dijetare filozofike, vizionare teuratike.

Vetitë e cilësitë e saj aderike do t’i kemë përjetë.

Njeriu që lind guximtar me lezet e vitalitet.

Nuk bëhet kurrë zuzar, as shtrembalar me ibret e rremet.

Unë kam lindur me ilmin e vullnet si hasret.

Edhe në vitin 2021 e në vazhdim i aftësuar do të jem .

Me këngë e poezi të tërëve u flas e iu them:

Përsëri me jehonë e krenari përsëri !

Na vjen Korriku në vitin 2021 e 2022.

Ashtu duke vallëzuar me 62 tregime të mrekullueshme.

Unë kur vallëzoj tregimet i realizoj i sistemoj.

As lodhem as përtoj, por më fortë vazhdoj .

Shkruaj tregime të vërteta me ngjarje të admirueshme.

Lodhen shumë gënjeshtarët e shtrembalarët e trillimeve.

Edhe zuzarët e spekullimeve, sajimeve e mashtrimeve.

Unë i kam demaskuar kur isha djalë i ri shekulli 20 .

Por demaskimet e mia të drejta e tregimet e vërteta .

Edhe poezitë brilante lirike, erotike, eposike jetike.

Nuk i kanë botuar censuristët, zuzarë e shtrembalarë.

Bashkë me gazetarët sharlatanistë të pistë të palarë.

Me zemër të kalbëzuar e llogjike të mykur të tharë.

Fatmirësisht sot ka gazetarë dijetarë vizionarë.

Djem e burra fisnikë e kreshnikë guximtarë.

Në korrik botuan 5 poezi lirike eposike.

Nga libri ”JEHONA E ZEMRAVE TONA”.

Botimi i 5 poezive të mia mua më ka mahnitur.

Edhe shokët e mi shumë janë gëzuar.

Të kënaqur më kanë telefonuar e falenderuar .

Shoku fisnik Naim Shehu tha Sali o shok besnik !

Po këndoj poezinë Korrik i nxehti, i larti jehonik.

Sa mirë e keni shkruar, sa shumë e kanë pëlqyer.

Edhe unë e përshendeta, i fola: Naim si vëllai im!

Falenderoni redaktorët e talentuar që i kanë daktilografuar.

Edhe gazetarët vital viganikë të betuar të admiruar.

Poezitë e dobishme i kanë publikuar e shkëlqyer.

Edhe poezi të tjera në Maj e Qershor i kanë botuar .

Iradini e vullneti im janë ripërtëritur .

Guximin vitalitetin e admirimin i kisha vetë.

Edhe do t’i kemë gjithmonë e përjetë.

Guximi e vitaliteti janë krenaria e jehona e vërtetë.

Iradi, ilmi e admirimi janë vepra të dobishme e të drejta.

Guximi e betimi janë më të pamposhtur se topi e raketa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat