Kur s'ke gogla?!

Kultura

Kur s'ke gogla?!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 8 gusht 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Një burrë Presheve e kapi paniku,

Mbeti pa gogla me të rënë nga fiku!

Të mbetesh pa to sikur s'ka kuptim,

Sidomos për femrat që i kanë fiksim!

 

Vendosi prej jetës të ndahet si burrë,

Nga kulm i shtëpisë të hidhet me turr!

Të luaj me gogla ç'e mësuar si shpesh,

Por, tani që fati aspak s'i buzëqesh!

 

Thirri të shoqen për t'i marrë hallallin,  

Prit!- I thotë ajo, ku ma pate hallin?     

Po i ftoj mikeshat e mëhallës sime,

Për të mos mbetur mbrapa dyshime!

 

Më pas nga dhoma del me dëshmitare,       

Të shoh pse i shoqi nuk po hidhet fare?!

Flet burri nga lart, me shpirtin në fyt:

-Lypet me pas gogla edhe për m'u mbyt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat