Pasqyra me fytyrë ujku - Bota Sot
Pasqyra me fytyrë ujku

Kultura

Pasqyra me fytyrë ujku

Nga: Fatmir Shehu Më: 12 gusht 2020 Në ora: 14:34
Fatmir Shehu

Pasqyrë e varur në mur. Të pret ta shikosh, por kot. Ti hyn, i afrohesh dhe fytyra yte nuk del. Mendon ndonjë hile mos  ta ka bërë ndokush. Fëmijët, gruaja apo…nuk di se kush edhe pse truri yt punon me shpejtësi të dritës për të zgjidhur këtë enigmë.Përse nuk  sheh fytyrën tënde.

Sapo e kthen shpinën ndëgjon një zë. Kthehu ore, shikoje fytyrën tënde. Ty tu duket se të bëjnë veshët apo ndonjë zë i dikujt i fshehur diku përreth në ndonjë qoshe.

Por jo, vetë pasqyra të foli ama uni yt nuk do ta besojë se pasqyra flet. Në rastin tënd çdo gjë flet kur duhet të flasë. Flasin të gjitha që kurrë me të tjerë nuk kanë folur. Flet barku i uritur i fëmijës që ushqimin e tij ia vodhe tinëzisht. Flet nëna që vdiq me mallin e fëmijës të saj pa e parë edhe pse ti ia premtove kufomën. Flet ushtari i varur nga skamja, sepse ti harrove luftën së bashku me bashkëluftëtarët e tu. Flet shtëpia pa njerëz,kur të gjithë ikën jashtë për të mbijetuar, sepse ti ua mbyte shpresën për jetë në vendin ku thuhet shpresa vdes e fundit. Flasin edhe varret që ti u bën homazhe për t’u fotografuar e jo për respekt ndaj tyre. Flasin gërmadhat historike që ti kurrë nuk i zbulove por thesarin e tyre e vodhe. Flasin librat në rafte tek rrinë të pluhurosura e që kurrë nuk i lexove por u stolise me diplomamasteri e doktori dhe çfarëpreke shkretove. Flasin dhjetëra mijëra aplikime false që i shpërdorove. Flasin spitalet që i vodhe e të sëmurët shpresojnë të shërohen korridoreve. Flasin lumenjtë e malet që i shkatërrove,kurse ti duhej t’i mbroje. Flasin memorialet që në vend se t’i nderoje i vodhe. Flasin diplomat që rrinë nëpër rafte e pronarët e tyre pa daja e farefisnaja të fortë nuk mund të punësohen duke u endur rrugëve në pritje pa fund qoftë edhe punë hamalli.Flet edhe kulla që ia vranë të tërë frymët e kurr nuk e i dhe një dorë. Flet historia që e shtrembërove dhe kurrë të vërtetën nuk e tregove, e për vete u pasurove. Flet karrigia ku në vend që të punoje ti vetëm pë xhepat e tu si të pasurohesh kalkuloje.

Flasin të gjitha të këqijat e tua që me vite i ushqeve pa fijen e ndërgjegjes njerëzore.

Kthehesh të shikohesh por pasqyra ende në vend, afrohesh si herën e parë por fytyra jote askund. Dalëngadalë fillon një  frikë të  të kaplojë, mendon mos je në ëndërr. Duke përvjedhur sytë sërish mos është dikush të befason një britmë: O njeri, mos u mundo kot të shikosh fytyrën tënde, sepse...sepse... nuk ke fytyrë. Fytyra jote ka kohë që ka ikur bashkë me ndërgjegjen tënde,zor ta kesh pasur. Asgjë më shumë shumë se një personazh halucinant, aktorë i pretenduar filmave policorë që jetojnë duke fshirë gjurmët e krimit. Mos prit tashohësh fytyrën, ajo ka kohë që ka ikur...nuk e gjen dot.

Pasqyra rri qetë.Varur.Së fundi duke shikuar nënëloken afër oxhakut me kujtime nipash e mbesash.Sepse nuk i pa kurrë duke u rritur si fëmijët tjerë, duke ndjekur dritën në shkolla,por duke zgjatur duart rrugëve për të shtyrë ditët, sepse... sepse... babain humbur varrezavepa gjurmë e vullnet për t’i zbuluar.

PS:, Samsoni kishte fuqinë në flokë, po ti? Ka të ngjarë në partinë që i servilesh çdo të lumen ditë. Samsonin e tradhëtoi Dalila,ty të tradhtoi lakmia. Mos thith gjakut e popullit tënd se nuk gjen fytyrë as në pasqyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat