Cikel poetik nga poetja Marjeta Shatro Rrapaj - Bota Sot
Cikel poetik nga poetja Marjeta Shatro Rrapaj

Kultura

Cikel poetik nga poetja Marjeta Shatro Rrapaj

Nga: Marjeta Shatro Rrapaj Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:09
Marjeta Shatro Rrapaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çmenduri pizarnike

Nuk ka ekzistencë

pa eliksir jete në vargje ambrosie shpirti!

Eksplorim i vetvetes në heshtje të plotë

ku e thith botën në një frymëmarrje,

me ritëm,imazh e ndjenjë

në aktin e kungimit të kënaqësisë poetike

me ndihmën e pesë shqisave në unitet të pazgjithshëm.

 

Rreth vetes

Edhe pse nuk flasim,

heshtja nuk di të mbajë sekrete,

se shpirti flet në vargje,

se nuk ndodh asgjë

mbi ndjenjën e bukur.

 

Le të shkojnë vitet,

të ndërrohen stinët,muajt,

le të ikin ditët.

E përjetshme është dashuria,

pavarësisht se në radhë presim vdekjen,

mos u tremb nga pritja,

ende nuk kemi vdekur.

Koha vërtet rend pa plan,pa busull,

por ne jetojmë rreth vetes,

si ajri,zjarri,uji rreth e rrotull tokës.

 

Ndoshta

Ikur kemi në anë të kundërta,

sa shumë shtyhemi për të provuar

sa ndihet dhimbja.

 

Çdo ditë lind e perëndon

me kujtimin e fjalëve tona të shenjta

në agimet e reja e muzgjet e flakta,

kur prej nesh frikësohej vdekja.

 

Vallë do të derdhet kupa e durimit?!

Jeta a do na i përplas në fytyrë

egon e sëmurë të mërisë?

Ndoshta po,

mbase jo...

 

Mpirje

Bien kujtimet,

siç bien mbrëmjet,

siç rrëzohen ëndrrat

një e nga një duke pritur radhën

e ne rendim në kapje të kohës

si deti rend të kap bregun

me të vetmin kusht,të shohim para

pa e kthyer kokën pas,pa fjalë,

pa ndryshim rregullash,

duke numëruar ngadalë çdo hap

në dritë e terr,në zhurmë e heshtje

në endje mendimesh

që nuk mbarojnë kurrë

përtej të dukshmes

në skajin e fundit të mallit,

të mpirë prej të papriturave

që nuk e dimë çfarë do të na sjellin

e ku do të na çojnë pa kujtuar çfarë kemi qenë.

Marjeta Shatro Rrapaj

 

Dafina

O dritë e bardhë,ti je bekim

e nuk mund të jesh kurrë mallkim.

Je hyjneshë ëndrrash,ngjyrash

që sjell gëzim

e lind buzëqeshje për jetën.

Përjetësia jote ngrihet mbi vdekjen,

ndaj magjeps bukuria jote

e ndrit të menduarit,

se ylli yt mbretëron qiellit.

Dritë o dritë!

 

Dashuroj

Dashuroj transparencën e ditës,

duke pushuar nën hijen e fjalëve

e duke u përkundur prej dritës së pakapshme.

Në spektaklin e reflektimeve kërkoj veten time.

Pa lëvizur qëndroj një çast dhe bëhem dritë,valë magnetike.

Fluturoj me erën e me sytë e uritur,puth jetën

me gjithë plotësinë e formave të saj.

I love...

I love the transparency of the day,

resting under the shadow of words

and being shaken by the elusive light.

In the reflection spectacle I ask myself. Without moving I stand for a moment and become light, magnetic waves.

I fly with the wind and with hungry eyes,

 kiss life with all the completeness of its forms.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat