Nga Antologjia agimiane e poetit Agim Desku - Bota Sot
Nga Antologjia agimiane e poetit Agim Desku

Kultura

Nga Antologjia agimiane e poetit Agim Desku

Nga: Agim Desku Më: 12 gusht 2020 Në ora: 22:11
Agim Desku

 

 

 

 

Kulla e lirisë

-Muhamet Dervish Çekajt

Me gurë atdheu dhe shpirt Korifeu

Krijove Kala e ç'hata për atë kohë

Të pakohë

 

Sot rrënjët e mia dardane ruhen këtu

Si relikt muzeu të betejave për tokën e gjallë

Bashkë me fytyrat e luftëtarëve të lirisë

 

Në këtë Kullë të brezave të plisit

Këmbëkryq u ulën zotnat e Durrahut

Përkrenarja e Gjergjit është hymni i besës

Ku s'kanë ikur betejat për kujijtë e ndarjes

 

Dymijë vjet lashtësinë pellazge e mbajnë brenda

Kulla që ruajë Mic Sokola e shumë emra

 

Sa lartë i lartësove dritën e diturisë së Naimit

Brenda oxhakut je ulur këmbëkryq vetë

I dymijëti luftëtar o Muhamet D.Çekaj

 

Po ta ringjallin jetën dhe të vertetën e Kullës

Arbeni me shtatë vëllëzërit e thuprave të pathyera

Kështu sërish e bëjmë Shqipminë e Fishtës

 

Sikur kjo Kullë që rriti e kaliti liftëtarë atdheu

Si Sali Çekaj, Ismeti ,Maxhuni e të tjerë.

 

Ç'më thua a ç'të them poet

Liria në sytë e Havzi Nelës

-Poetin që e varën në litar veç pse ish poet

Të kam ditur e dashur

Për faqe t'bardhë

Shqipni

Ti më dole Faqe zezë

Nuk ju besova syve t'mi

Kur ma vëre litarin n'fyt

 

Nuk e kuptove se jam poeti yt

Si ta shoh lirinë pa sytë e mi

Vdekja e fundit të qoftë Shqipni.

 

Lutje

Sërish erdha t'i bëjë lutje yllit të Davidit

T'ia ngjalli shpresat qytetit të thyer

Që ngjanë me Zotin tim Alban

 

Sa me fat që i falëm këtij populli

Kur më dhuroj kurorën e Amerikës

 

Çfarë t'i them jetës sot e dymijë vite pas

A do të kishim mbetur sërish n'legjendë

Të lexohej diku për ne ndonjë përrallë

 

Në shpirtin tim jeton Fishta i gjallë

Kurrë nuk i besuam të vertetës së hidhur

Të lënë peng nëpër faqet e historisë

Pa i besue përse Homeri u vërbue

 

Në këtë ditë të shejtë lutje i bëj Gjergjit

E puthi shpatën e tij dhe kryqëzohem

Në emrin tim dhe bac Ademit

Zjarreve prekaziane ju falëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat