Nipit tim, Mares Habazaj pasi mbushi 10 muajsh - Bota Sot
Nipit tim, Mares Habazaj pasi mbushi 10 muajsh

Kultura

Nipit tim, Mares Habazaj pasi mbushi 10 muajsh

Nga: Albert Habazaj Më: 15 gusht 2020 Në ora: 07:29
Albert Habazaj

Me këmbë e me duar, duke ecur

Mares sikur flet, tek më sheh habitshëm:

- Ka tre muaj që pena të ka ngecur,

Ku humbe, o gjysh i “vargut të ndritshëm”?!

 

Apo shkruan mençurira të tjera

Që, ca herë, as vetë nuk di ç’thua,

Ç’i bëre fjalët? Mos t’i mori era?

Si merr gjumë e s’bën vjersha për mua?!

 

I papërmbajtshmi im me syrin serbes

Nuk më kupton që e kam një shqetësim,

Mares i vogël, trëndafil me vesë

Druhem të të pikturoj në vargun tim.

 

Njomësi e bukur çel herët çdo mëngjes

Tek zgjat doçkëzat ta marr hopa-hopa,

Sikur më fal dhjetë planete me shpresë

Sa Mares hedh këmbën, merr dritë bota.

 

Me guriçkat në breg loz si zog i kaltër,

Futet në ujë ta vërë detin përpara,

Qesh ëmbël, si ujë qielli i pastër

Dhe zgjatet të lozë me pulëbardhat...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat