I riu çapkën…

Kultura

I riu çapkën…

Nga: Agim Vuniqi Më: 20 gusht 2020 Në ora: 00:07
Agim Vuniqi

U ndezën yjet… nuk ka më terr...

Drita ndriçon çdo skutë, të syrit ngatrrestar…

Shigjetohen hëna e dielli…

 

Një çun në moshë martese rënkon,

Nuk kupton ç’do te thotë…

të jesh i lagur, o te jesh i etshëm…

përjetim i thellë….

 

Do të përvidhesha ne mes…,

të atyre dy mollave, të lëngëta për të shijuar ëmbëlsinë e tyre,

pastaj duke i kafshuar ngadalë do të shpertheja…

Sa kënaqësi po ndiej...

 

Jam bërë i tëri si një kastravec i lëngët,

puthjet e zjarrta kanë mbetur vetëm fjalë,

Fantazi e rëndomtë

Nektari i sythit ka mbetur i pa shpërndarë.

 

Me të drejte, më zgjove nga gjumi,

Terri u këthy, hëna ra mazun,

rëndomtësia është pafund,

Fantazi e papërtypur,

 

...edhe rrypi u shtërngua,

duket se uji i ëmbël do të bëhet shurrë…

… Fantazi e rendomtë,

 

edhe po të mbetet ashtu… do të fantazoj,

nuk do të çukas më si gjel,

Perdja ra fantazitë ikën,

Komunikimi u mbyll,

dëgjohemi herave tjera, pa fantazi.

Keshtu tha i riu çapkën dhe iku…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat