Femrën shqiptare dje, sot dhe nesër ...

Kultura

Femrën shqiptare dje, sot dhe nesër ...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 22 gusht 2020 Në ora: 14:26
Drita Kasumi

Të flasësh për nënën shqiptare e cila për ne të gjithë është bota, është qielli, është jeta, është dhembja, është dashuria, është lindja, është mburrja si nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare e cila ka dhënë dhe është duke dhënë një kontribut të madh në të kaluarën dhe të sotmen si heroinë e betejave jetësore si shqiponjë mbi trojet tona stërgjyshore

Gjatë një bisede të shkurt që e kemi pas ma herët dhe te njëjtën po e përsërisim ne kuadrin e ditës te lindje me Drita poeten e mirënjohur ne boten shqiptare Drita Sylen Kasumin- punëtore e palodhshme - lidhur me femrën e cila për ne të gjithëve dikur dhe sot është një dhimbje, është një botë qielli, është një jete dhe një dashurie në shoqërinë tone në mes tjerash na tha: “Të flasësh për femrën shqiptare, së pari duhet të paramendosh shtyllën e shoqërisë. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta kujtosh burimin e dashurisë që jap si një krua ujë të kthejnë nga nëntoka. Të flasësh për femrën shqiptare, duhet ta mendosh lindjen që ajo i jap shoqërisë, botës njerëzore.

Femra shqiptare si nënë, si qytetare, si heroinë, si rrezatuese e familjes dhe si heroine e betejave jetësore

Në këtë kontekst – na tha në vazhdim të bisedës poetja Kasumi-femra si gjini njerëzore, është bota, qielli dhe jeta, ndërsa femra shqiptare është dhembja, dashuria dhe lindja. Unë tani do të ndalem pak për femrën shqiptare në tri kohë: femra dje, sot dhe nesër. Femra shqiptare si nënë, si qytetare, si rrezatuese e familjes shqiptare ka dhënë një kontribut në të kaluarën si heroinë e betejave jetësore. Po ta marrim si nënë, ajo mbetet heroinë e kohës, ngase mbi supet dhe shpirtin stoik të saj vërshuan shumë beteja dhe gjithmonë doli faqebardhë. Një emër i ëmbël ku në çdo kohë rrezatoi dritë, ëmbëlsi, në çdo kohë dha provimin e jetës. Ndoshta jo pse jam femër, por pse ashtu koha e vlerësoi si heroinë e përjetshme- na tha Drita si poete. Pikërisht ajo barti gjatë historisë dhe tani po e bartë peshën e kohës, peshën e historisë, peshën e dhembjeve. Por prapë, mbeti e pathyer, stoike. Në varfëri, rrezatoi qëndresë, në familje, krua i dashurisë, Atëherë pse mos të quhet heroinë?! Ishte dhe mbeti përherë krah i fortë i burrit dhe shtyllë e fortë e familjes dhe atdheut. Dje ishte krah për krah pranë burrit, pranë pushkës dhe pranë diturisë. Sot ajo është më shumë pranë vatrës së diturisë. Dje e nëpërkëmbur nga shoqëria?! Sot atë e gjejmë në çdo fushë jete dhe të shtetit. Ajo sot është kudo: në drejtim të çfarëdo sektori, në rrugën e dritës, është vetë drita, është mosnënshtrimi. Po nëse? Nesër do të jetë edhe më e përgjegjshme për jetën, familjen, shoqërinë. Ajo sot mori frerët e jetës me këmbënguljen e saj me qëndresën e saj,me çelësin e diturisë. Sot e nesër është pjesë e qytetërimit njerëzor. Nesër do të jetë prapë themeli më i fortë i dashurisë, vullnetit dhe përparimit. Shpirti i femrës shqiptare sot kudo që është bën dritë ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat