Një vështrim historik rreth shqipes së shkruar

Kultura

Një vështrim historik rreth shqipes së shkruar

Nga: Bledi Filipi Më: 29 gusht 2020 Në ora: 07:46
Bledi Filipi

Kombi shqiptar, ashtu sikurse ka historinë e tij, ka  edhe gjuhën  që e dallon nga popujt e tjerë.

Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, (E.Çabej SGJ I, 1976), F. Boppi qe i pari që  zbuloi që shqipja ishte një gjuhë indoevropiane.

Këtë punë e pasuan  më tej  GustavMayer, HolgerPedersen dhe NorbertJokli, mbi këta nisi edhe puna kërkimore e prof. Eqrem Çabejt, i cili në shkrimet e tij hulumtuese thekson se  :” gjuha shqipe është një gjuhë e vjetër porse e varfër në shkrimet e vjetra të saj.” (SGJ I, 1976).

Shqipja  e dokumentuar ( Formula e  Pagëzimit e PalEngjullit) është në vitin 1462 dhe libri i parë “ Meshari “ i Gjon Buzukut 1555; këto shkrime dëshmojnë se shqipja mund të jetë shkruar herët. Pra  fillesat e saj shqipja i ka në letërsinë filobiblike.

 Shqipja e shkruar njihet që prej viteve të fundit të kohës së Skënderbeut. Porse ajo kishte disa shekuj që kishte bërë evolucionin e vet, si një gjuhë e re që rridhte nga një më e vjetër. Në dokumentet historike, emri i gjuhës sonë përmendet për  herë të parë më 1285: “linguaalbanesca” -gjuha arbëreshe. Një dëshmi e madhe e dokumentuar është edhe ajo e 1332-shit, që na vërteton se gjuha jonë shkruhej. Një murg me emrin Brokard (BrocardusMonacus), që vizitoi Shqipërinë e Veriut në atë kohë shkruan:” Shqiptarët kanë një gjuhë krejt ndryshe nga ajo e latinëve”(Dh.Shuteriqi Shkrime shqipe, 1972). Kjo të bën të mendosh se gjuha jonë është shkruar të paktën para Shek.XIII, porse dokumente ose libra nga ajo periudhë nuk na kanë arritur.

Në vitin 2002 u zbulua libri “ Teodor Shkodranit, i përket vitit 1210. Por sërish  mbetet në dorën e studiuesve për ta përshtatur në shqipen e sotme e për të bërë analizat e duhura. Kjo do të jetë një arritje e madhe për gjuhësinë shqiptare duke e shtyrë  atë në 74 vjet më herët  si përmendje gjuhe me dokumente dhe 350 vjet  si gjuhë të shkruar.

Karakteri indoevropian i gjuhës shqipe shfaqet në dy rrafshe kryesore:

  1. Në fjalor. Sipas studimeve të bëra nga prof. Eqrem Çabej  numri i fjalëve të trashëguara ngaindoevropianishtja  është mjaft i madh. (SGJ I, 1976) Ato kryesisht janë fjalë të një përdorimi të dendur, prandaj edhe i kanë qëndruar kohës. P.sh., shumica e numërorëve janë e fondit indoevropian: një, dy, tre/tri, katër etj. Të trashëguara nga indoevropianishtja  janë edhe përemrat  vetor: ti, ju; emrat: natë, motër, ditë, dimër,ujk, ; foljet: jam, bie, shkel etj.
  2. Në gramatikë.  Siç e thekson edhe prof. Shaban Demiraj në veprën e tij “Gjuha shqipe dhe Historia e saj” “ ka qenë dukuri e gjuhëve indoevropiane, dhe si mjaft gjuhë të kësaj familje dhe shqipja e  ka ruajtur edhe sot.”   Porse këtu duhet ndalur disi, pasi gjinia asnjanëse sot është mjaft  e kufizuar. Ajo përdoret ende tek emrat që vijnë pas pjesoreve të foljeve: të folurit, të menduarit, të shkruarit etj. Te foljet po sipas prof. Demirajt,  bie  në sy edhe një tipar tjetër i hershëm, indoevropian : ndërtimi i formave foljore  me rrënjë të ndryshme, si: jam-qesh, kam-pata, shoh-pashë,  rri- ndenja etj.

Kur flasim  për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe , kemi parasysh tiparet thelbësore  që ajo ka trashëguar nga një fazë e mëhershme indoevropiane. Këto tipare nuk kanë mbetur krejt të pandryshuara, ashtu siç kanë qenë me mijëra vjet më parë, por kanë ndryshuar dhe janë ndryshuar shkallë- shkallë, gjersa arritën në gjendjen e tyre të sotme.

Gjuha shqipe është bijë e ilirishtes. Ilirishtja ka qenë gjuhë indoevropiane që flitej nga ilirët. Megjithëse burimet që kanë mbetur nga ilirishtja  janë të pakta,  sot është e vërtetuar se gjuha shqipe ka prejardhjen nga ilirishtja. Ndër  faktet që tregojnë prejardhjen e gjuhës shqipe prej ilirishtes , mund të përmenden:

  1. Vijimësia iliro-shqiptare e emrit kombëtar të shqiptarëve: trajta  Arbën,  Arbër, që ndeshet në mesjetë, lidhet me  emrin “Albanoi”, të një fisi ilir afër Durrësit, (SE I, E.Çabej) që përmendet që në periudhën antike.
  2. Prania në shqipen e sotme  e rreth  1000 emrave të  vendeve, të njerëzve, të fiseve ose banorëve, të trashëguar nga ilirishtja: si: Scodra : Shkodra, Drinus . Drilon Lisus : Lezhë.

Dardania:Dardhë, etj.

  1. Disa emra ilir të njerëzve janë të gjallë edhe sot ose kanë gjegjëset : Bardus, Bardyllis, Bato, sot: Bardhi, Bardhyl, Bato.

Gurrë e gjallë për  zgjidhjen e gjenezës së  popullit shqiptar janë dialektet. Të dhënat e dialekteve  të sotme të shqipes, ruajnë , ku më shumë e ku më pak , elementet fonetike,  trajta morfologjike, ndërtime sintaksore, fjalë dhe frazeologjizma edhe më të vjetra se ato që mund t’i ruajë më i vjetri dokument i shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat