Legjendës më madhështore të këtij shekulli...

Kultura

Legjendës më madhështore të këtij shekulli...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 30 gusht 2020 Në ora: 09:24
Nëna Terezë me zemër dhe shpirt gjatë gjithë jetës ndau dhembjet me fëmijë

Në kuadrin e njëqind e dhjetë vjetorin e lindjes dhe përvjetorit të vdekjes dhe organizimit të manifestimeve në Kosovë dhe vende të tjera po ia kushtojmë këtë shënim bijës së Kombit, modelistes, humanistes, bamirëses të Madhes të kombit shqiptar - Nënës Terezë. Këto data që këto ditë po kremtohen në Kosovë e vende të tjera janë një ndër ngjarjet me të rëndësishme kulturore për popullin shqiptarë dhe botën mbarë - kryesisht kushtua kësaj figure të vepres të mëdha humanitare që ka bë për skamnoret në botë të cilët vdisnin nga uria. Andaj, për ta njohur identitetin e saj, si njeri i kësaj bote për të cilën, as filozofët antikë nuk do të mund të jepnin përgjigjen për arsyen që këtë personalitet e ngriti aq lart, arsyeja e cila do ta linte të qetë ose do t'ua shuante kureshtjen e amshueshme, sikur që ishte problemi i njohurisë së sendeve. Kjo bijë e kombit shqiptar të arbrit, modelistja, humanistja dhe bamirësja Nëna Terezë u ngrit shpirti i saj deri te metafizika e Shën Tomës. Sikur të jetonin edhe sot mendimtarët e shquar të mendimit filozofik me botëkuptime të ngjashme: a thua a do të mendonin se jeta për njeriun është tragjedi, utopi, fshehtësi ose do të shpallnin edhe sot Zotin e vdekur?! Nëna Terezë gjithsesi me jetën e saj e dëshmoi të kundërtën. Kjo Nënë mbështetet në këtë botë që ta inkurajojë dashurinë e Zotit, ta zbusë vargun e dhimbjeve të ndryshme, që hyjnë thellësisht në trupin-mishin e njeriut. Sigurisht, ata që e kanë njohur këtë Nënë dhe ne që po i shkruajmë këto fjalë modestie do të pajtohen gjithsesi se kjo figurë kombëtare qe dhe mbetet e përjetshme si person që është zhytur thellësisht në tiparet e përbashkëta të humanizmit, deri te identifikimi me vuajtjet njerëzore e më varfërinë e të gjithëve. Dashuria e Nënës Terezë ndaj njeriut, sidomos ndaj atij që është më pak i vlefshëm në sytë e botës së sotme, qe e madhe

Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin me të madh të dashurisë krishterë ndaj të varfereve në fund të shekullit XX

në sytë e në zemrën e saj janë të denjë për çdo afekt, nderim e dashuri. Nëse nga mbretëria e Hyjit s'mund të përjashtohet askush, nga marrim ne guxim t'i përjashtojmë varfanjakët nga të mirat tokësore dhe nga nderimi njerëzor; t'u thuhet se kjo jetë është kotësi, e pakuptimtë e tragjedi; ose do të ishte edhe më mirë t'ia merrnin jetën vetvetes - të mos kishin lindur fare? Dashuria e saj për ta, në përngjasim të asaj hyjnore, i bën të gjithë të barabartë, si vëllezër e motra të një gjiri familjar, edhe pse këta dalloheshin dukshëm nga aftësia intelektuale ose kulturore, për nga bukuria fizike e tjera.

Image
Homazh e mbajtur në Vatikan kushtua Nenës Terezë

Kjo është, ndoshta e vetmja barazi që solli Nëna Terezë në këtë dhe, që nuk mund të mishërohet me ligj, të shtrëngohet me detyrime, të promovohet me protesta e revolucione, sepse kjo dashuri vjen thjesht nga Zoti. Për Nënën Terezë identifikimi me të varfër, në mesin e të cilëve jetonte, nuk është një çështje retorike, por njëmendësi. Asgjë nuk i dallonte duke përfshirë këtu, natyrisht, edhe Motrat e saja nga të varfëritë: as ushqimi, as veshmbathja e as paraja. Më këtë nuk dëshirojmë të themi se vetëm Nëna Terezë e motrat e saja dhanë gjithçka për njeriun skamnor. Atë që Nëna Terezë iu ofroi këtyre "varfanjakëve" është diçka tjetër: Dashuria krishtere. Sigurisht, Nëna Terezë, duke iu dhënë këtë dashuri të krishterë njerëzve të lënë pas dore nga shoqëria e verbuar, kishte edhe kritika, që janë absolutisht të paqëndrueshme për shumë arsye. Madje ndihmat e limituara shëndetësore dhe metodat që i zbatonin Motrat e Dashurisë viheshin në pah - me qëllim që të diskreditohet dobishmëria e tyre. Është më se e vërtetë, nëse merret parasysh çështja statistikore, se veprimtaria e Nënës Terezë ishte e vogël dhe jo aq e rëndësishme në krahasim me nevojat e mëdha të popullatës në fjalë, e të mos themi të botës në përgjithësi, mirëpo secili që njeh mësimin e Krishtit do të pajtohet se krishterimi nuk është vizion statistikor i jetës, siç është pohimi kundër statistikor, kjo për të cilën në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar që kthehet, sesa për shumicën e të drejtëve. Këtu shihet shembulli i Nënës Terezë, i klithjes së saj për një botë më të drejtë, më humane e më civilizuese. Nëna Terezë arriti ta bëjë revolucionin e madh të dashurisë së krishterë në fund të shekullit XX, sepse kishte fe të gjallë në Zotin dhe feja e cila për të ishte një lidhje personale me Krishtin e mishëruar.

Klithjet e e Nenës Terezë ishin dhe mbeten më humania dhe më civilizuesja ...

besnikëria, dashuria, flijimet e Nënës Terezë kurrë nuk do të veniten, por gjithnjë do të sjellin dritë për njeriun e nesërm. Preferenca e saj është aq e qartë saqë secili pati mundësi t'i shohë përparësitë që sjell Zoti. E pra, ajo doli t'i bindë zonjat e zotërinjtë e vendit të merrnin pjesë në misionin e saj. Vërtet, Nëna Terezë mishëroi dashurinë e Krishtit që nuk mund të refuzohet! Kur analizohet jeta Nënës Terezë, atëherë vetvetiu shtrohet një pyetje: Nga e mori tërë atë fuqi shpirtërore, atë dinamizëm dhe atë energji? Ndoshta, e tërë ajo që mund të thuhet për Nënën Terezë qëndron në faktin se ajo ishte besimtare e thellë e lutjes, e kurrë nuk prante që të mos lutej ose të mos meditojë e të mos besonte në fuqinë e saj. Jeta e Nënës Terezë ishte një sintezë e filozofisë skolastike, sepse bëri të shohim se qenia e njeriut ka zanafillën dhe kuptimin e vet te Qenia absolute-te Zoti, që mishërohet për njeriun. Edhe këto fjalë po me duken të zbehta për ta paraqitur me këtë rast një Nënë me plot mirësi hyjnore për njerëzimin e kohës së sotme, një Nënë me plot dashuri të Zotit për të afërmin, një Nënë me shpresë për të ardhmen e pasigurt të njeriut, që ka mbyllur zemrën dhe sytë për vlera shpirtërore e, më në fund, për një Nënë që u flijua krejtësisht për njeriun, si vlerë më e madhe e dashurisë së Zotit nga të gjitha krijesat e veta.

Nëna Terezë për krishterimin, por edhe për mbarë njerëzimin në botën u flijua e, sidomos, për popullin shqiptar nga e mori gjakun, gjuhën dhe fenë. Për këtë shqiptarët dhe mbarë bota janë falënderues për këtë figura të mirënjohur kombëtare dhe ndërkombëtare sa i përket të mirave që u ka sjell të varfërve...

Image
Përkujdesja ndaj skamnoreve- brenga jetësore e Nenës Terezë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat