1 shtatori shënon fillimin e muajit të rinisë

Kultura

1 shtatori shënon fillimin e muajit të rinisë

Nga: D.B. Më: 1 shtator 2020 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e lumtur, që përmes mekanizmave të MKRS-së kanë arritur të shpërndajnë grante për shumë të rinj, të përkrahim organizata rinore dhe të intensifikojnë punën për ligjin për fuqizimin e rinisë.

"Përkushtimi im për fushën e rinisë do të jetë konsiston e i vazhdueshëm dhe ju siguroj pa dallim që do të jem derë e hapur e bashkëpunimit".

Postimi i plotë:

Të dashur të rinj të Kosovës,

I gjithë̈ shtatori i takon potencialit dhe energjisë̈ që përçojnë̈ të rinjtë̈ e vendit tonë, të cilët përbejnë̈ pjesën dërrmuese të popullatës. Në çdo periudhë historike, rinia ishte promotorë e ndryshimeve rrënjësorë në Kosovë prandaj edhe sot angazhimi i tyre është̈ parësor për zhvillimin e vendit.

Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit prej marrjes së mandatit i kam pasur të rinjtë e vendit prioritetin kyç të punës time. Jam shumë e lumtur, që përmes mekanizmave të MKRS-së kemi arritur të shpërndajmë grante për shumë të rinj, të përkrahim organizata rinore dhe të intensifikojmë punën për ligjin për fuqizimin e rinisë.

Përkushtimi im për fushën e rinisë do të jetë konsiston e i vazhdueshëm dhe ju siguroj pa dallim që do të jem derë e hapur e bashkëpunimit.

Gëzuar Muajin e Rinisë! E gëzofshi rininë̈ dhe jetën, me energjinë̈ që ju karakterizon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat