Ekskursioni poetik i Ragmi Jusufit

Kultura

Ekskursioni poetik i Ragmi Jusufit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 shtator 2020 Në ora: 22:23
Sulejman Mehazi

Ragmi Jusufi, përveç veprës së parë shkruar në gjuhën maqedone:
"Makedonski trojanski konji"
(Kuajt maqedonas të Trojës)
Satirë politike, botuar në tetor 2016, ja tani mrekullueshëm debiton edhe në gjuhën shqipe me poemën protestuese: "O SHQIPTAR, O TI SI UNË SHQIPTAR I ZBEHTË."
Motivi i poemës ka të bëjë me të shëmtuarën popullore, me atë çfarë shqiptarëve ju mungon: dinjiteti, prosperiteti,  politika e sinqertë kombëtare e fetare, ju mungon individualiteti apo personaliteti tërësor.
Poema "O Shqiptar, si ti si unë shqiptar i zbehtë" është një revoltë e lyer me lutje mallkuese, kërkesa poetike kundër turmokracisë shqiptare. Poeti Ragmi Jusufi kërkon vetëdije ekologjike të pastërtisë jetësore, fizike, mendore, intelektuale, kombëtare e fetare.

Ja vargjet:
"O shqiptar, o ti si unë shqiptar i zbehtë?!
Bërllok në kokë
bërllog në mjedisin jetësor,
qese e shishe-plastike pa fund në rreth.

Haos në mendje,
haos në trafik,
haos në parkim,
haos në jetë.

Ryshfet, ryshfet, ryshfet,
bërllok, bërllok, bërllok,
haos, haos, haos."

Poema e Ragmi Jusufit "O shqiptar, o ti si unë shqiptar i zbehtë" kundërshton dituritë e prapshta shkencore politike të universiteteve, shkollave, të patriotëve të rrejshëm kombëtarë e fetarë që ju mësojnë shqiptarëve veset politike të prapshte të "Ryshfeteve, haoseve e bërlloqeve:

"Politikanët pa moral,
kualitet e dinjitet
i shkaktuan popullit të vetë:
nënshtrime, mashtrime, konflikte,
manipulime, abuzime, poshtrime,
diskriminime, devalvime.
s'kamje të vërtetë."

Poeti Ragmi Jusufi, s'është kundër shkencës arsimore e politike, por është kundër "nënshtrimeve, mashtrimeve e poshtrimeve", motivi i poemës është se pa artin politik e pa dobishme dhe e kot është shkenca politike.

Motivi i poemës "O shqiptar, o ti si unë shqiptar i zbehtë" është për një meritokraci që do mposht haosin e bërloqet e turmokracisë se zbehtë shqiptare.

Ekskursioni poetik "O shqiptare, o ti si unë shqiptar i zbehtë"

Në poemë, Ragmi Jusufi, bën disa shëtitje, ekskursione poetike kombëtare, fetare, intelektuale, politike, ku çdo kund sheh psikologji shqiptare të degjeneruar, ku mbrohet gënjeshtra e luftohet sinqeriteti, ku forma e jetesës shqiptare është ryshfeti, mjekësia pa Hipokrat, xhamiat e kishat pa Zot:

""Punësimet me ryshfet,
diploma me ryshfet,
mjekimi me ryshfet,

Na sollën:
mjekësi pa Hipokrat,
xhami dhe kisha pa Zot,
politikë pa moral,
njerëz pa shpirt."

E çfarë lumturie mund të ketë me kësi maskash, falcitetesh e gënjeshtrash, prandaj dhe shqiptarët janë të zbehtë, çfarë lumturie mund të kenë gënjeshtrat, s'ka asnjë mundësi lumturie, prandaj shqiptarët jetojnë në vuajtje. Ekskursioni poetik i Ragmi Jusufit në kontakt me shqiptarët është shokuese, tronditëse.

"Njerëzit hajna, analfabetë
na bënë arsimit e shkretë,
për atë shumica e rinisë
pa profesion të vërtetë.

Ky haos është bërë normale e është duke larguar, popullaten nga "morali, sjellja e respekti e dinjiteti"

"Morali, sjellja e respekti,
janë vlera të vërteta
për të çuar jetë më dinjitetë."

Poeti Ragmi Jusufi kërkon të brendshmen shpirtërore, për të mbushur boshllëqet kombëtare, fetare, familjare e rinore, për shkak se do gëzojmë armiqtë rreth e përqark:

'I gëzuam popujt tjere për rreth
që duan me pa shqiptarët të prapambetur,
barbarë e të shkretë."

Poemen "O shqiptar, o ti si unë shqiptar i zbehtë" mund ta krahasojmë me thënien e Niçes: "Ju lutem, mos ia hiqni gënjeshtrën njerëzimit, ndryshe njeriu nuk do të mund te rrojë."

Ja vargjet e Ragmi Jusufit:

"Gënjeshtari, hajni, tradhtari
nuk bëhen kurrë deputet,
përfaqesues tuaj të vërtetë në pushtet,
njerëzit shqipfolës pa komb,
religjion e etnitet,
pa lojalitet ndaj pooullit
të vetë të vërtetë"

Vërejtje poetike:

Gjatë leximit të poemës vërehet përsëritja e  fjalëve të njëjta, por këto përsëritje kurrsesi nuk e dobësojne poemën, janë ritme  protestuese e përkujtuese për lexuesit,  përkundrazi,  përsëritja e fjalëve të njëjta ia shtojnë poetit Ragmi Jusufit pakënaqësinë e revoltës ndaj haosit e bërllokut shqiptarë.

Ragmi Jusufit i dëshirojmë suksese të mëtejme poetike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat