Azik Kelmendit

Kultura

Azik Kelmendit

Nga: Zymer Mehani Më: 3 shtator 2020 Në ora: 06:39
Zymer Mehani

O Kelmendas i Norës gjak
Hyre në histori me lubinë duke u përflakë
Po, ti prishe data, kufij e shumëçka...
Në flamur u ngrite
Lirinë e përligje.
 

Me perandorët u përgjake
Se pate guxim ta lartësosh zërin
Ia theve kthetrat kuçedrës së paemër
Që shqiptarin e urrente me zemër
 

Ç'të shkruaj, vallë
Ç'të shkruaj vërtet
Kur ti, bir i shqipes
Me zemër si det
U tregove armiqve
Perandorëve e mbretërve
Se për komb e atdhe
Derdhim gjak prej dejve
 

Brez pas brezi-amanet prej etërve
Kuçedrën e godite porsi rrufe
S'e deshe të nënshtruar tëndin atdhe
I ri ishe kur u betove
Në liri të atdheut
U dashurove......
 

Jo, nuk të frikuan kapitenë as gjeneralë
As togerë, e soj djalli, admiralë
Haptas u tregove se je shqiptar
U hape dhe plagë, u hape dhe varr
Si kujtim prej teje ta ruajë perandoria
Kur trazohet trimi, s'bën punë as ushtria
 

Shpërtheve si uragan
Se ishe azgan
Nderin shqiptarit ia ruajte
Një Perandori e munde
-Lavdi të qoftë, o trim
Thotë Llap e Dukagjin....
Dhe Drenica e Jasharëve-
NDERI i shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat