Zogu i zjarrit që e vërtit botën

Kultura

Zogu i zjarrit që e vërtit botën

Nga: Baki Ymeri Më: 3 shtator 2020 Në ora: 22:36
Kopertina

Zt. Faridin Tafallari është zogu i zjarrit që e vërtit botën. Nuk është hera e parë kur i kushtojmë një numër të veçantë të revistës më të vjetër të diasporës shqiptare. Pse? Sepse ai është një përmendore e gjallë e patriotizmit shqiptar. Lum vendlindja që e ka! Po japim me këtë rast disa nga shkrimet e tij me vlera të rëndësishme, që i ka botuar në profilin e tij në Facebook. Po i japim për Botën sot vetëm disa nga shkrimet e tij të shkëputura nga revista Shqiptari, Nr. 8, Bukuresht 2020.

Faridin Tafallari:

Atdheu mbi të gjitha

Kurrë në jetën time veprimtare, kurrë, nuk ju frigova armikut pushtues, por dhe as veglave qorre të shkjaut, udbashëve e spiunëve titistë, që i shërbyen me ‘’besnikëri’’ këtij armiku. Sepse, luftoja me mish e me shpirt për lirinë e atdheut dhe popullit tim, dashuria për të cilët tek unë, nuk kishte kufi e çmim, ashtu si tek shumë bashkatdhetarë e bashkëveprimtarë të mi, ku kishim respekt për njëri tjetrin, gjë, që, në ato vite të stuhishme lufte, nuk mungoi kurrë! Nuk e njihnim urrejtjen midis nesh, sepse e kishim një urrejtje të vetme kolektive, atë urrejtjen e madhe për pushtuesin, vetëm për pushtuesin dhe tradhëtarët e popullit e të atdheut! Po sot?

Urrejtja për këtë kategori njerëzish po më gërryen çdo ditë. Kjo është ajo, që më bën të vuaj më shumë për popull e Kosovë. I urrej për vdekje vetëm tradhëtarët dhe pushtetarët, që fatkeqësisht e kanë marrë nëpër këmbë këtë popull e po luajnë me të çdo ditë, si po ju a do qejfi! Sepse, për fat të keq tonin, në këtë shtetin tonë të ‘’brishtë’’, në pushtet mbetën edhe ato mbeturina, që na i la shkjau, shqipfolësa udbashë, rankoviça, titista, rugovista, që u mbështetën nga këta pisat tanë politiqenë dhe hypën aty ku deshën, në shtet e pushtet!? Ashtu si dikur, edhe pas luftës së UÇK-së, këta pisat tanë, krerët tanë politiqenë, i lejuan edhe rankoviçët edhe titistët ta sundojnë këtë vend e këtë popull!? Dhe, sot i kemi “zot” në Kosovë, si rugovistët me në krye Isa Mustafën, dhe të tjerë të atij soji.

Pra, edhe pas këtyre shumë vuajtjeve pushtimi, edhe pas luftës së UÇK- së, jemi të „okupuar”. Ja kam falë popullit tim, Kosovës sime, të gjitha ato vuajtjet e përpjekjet e mia, me dekada e dekada, së bashku me shokët e mi të idealit, për liri e Bashkim Kombëtar! Por kurrë nuk mund të duroj e të shoh Is Mustafën, këtë farë skeleti të njeriut të mbaruar e më tinzar, që me kompaninë e tij po na del e po thotë gjoja, se po e dashka ky ma fort se të tjerët Amerikën!? E për UÇK-në, e ze tartakuti!?... Kurrë nuk e përmendi, kurrë asnjëherë të vetme!!! ATDHEU MBI TË GJITHA! Po, kjo moto tepër e shtrenjtë për mua, më ka udhëhequr gjithë jetën time se, duhet luftuar e sakrifikuar, për atdhe e popull pa t’u dhims asgjë nga vetja! Por kurrë nuk mund të hesht e të duroj, gjoja për atdhe, lloj lloj qenefash si Isën, Hashimin, edhe një farë Memllush pordhëmadhi, që kurrë nuk e ka lodhur bythën për këtë popull e për Kosovë, por drejt e në ulsen e butë të pordhamentit! Ka edhe shumë qenefa të tjerë si Is Bastuni e Hash Majmuni në këtë Kosovë të shumë vuajtur, por, gajret e durim, duke shpresuar se, një ditë do t’thejnë qafën këta horra gjakshprishur!?

VËLLAU IM I PAHARRUAR

Vëlla ti ishe për herë i pari nëpër demostrata ku do që organizoheshin nëpër qytetet e europës perendimore, kur të tjerëve nuk ju hante palla se çka po ndodhte në vendlindjen e tyre në Kosovë! E tash e 24 vite o vëlla po na mungon por kurrë nuk do të harrojm ne familijarët rrethi i ngusht dhe miq e shok, ti je në zemërat tona. E për dikënd u harrua e kaluara me gjitha ato sakrifica... U harrua edhe nga ata, që i kemi në krye të këtij shteti të brishtë! Këtë nuk e kemi mennduar kurrë…! O vella ti sa herë shkoje për pushime ne vendlindje ishe i ngarkuar me materiale ilegale që per kohen as bombat nuk ishin më të rrezikshme se ato qe ti i kaloje pa tu trembur syri as pak. Në një rast u kape nga policia kufitare, të ndaluan në kufirin Austri-Slloveni-ish-Jugosllavi. Nga atje të sollën duarlidhur, të shoqëruar me polici në Prizren, të dorëzuan te udbashi e shërbëtori shqipfolës Vesel Krasniqit, ku pas shume maltretimeve e torturave të dërguan drejt e në burg. Edhe ne burg të torturuan me sharje e maltretime më të rënda, pasi dole nga burgu i dërmuar e i sëmurë, nga torturat e tmerrshme, që i bënë në burgun e Prizrenit më nuk jetove ike në moshën 51 vjeçare!

VËLLAIT TIM, SEFIDIN TAFALLARI

(Vargje malli për vëllanë e shtrenjtë dhe njëherit shokun e bashkëveprimtarin tim të paharruar, Sefidin Tafallari, me rastin e 70-vjetorit të lindjes, i cili, i torturuar mizorisht, nga udbashët shqipfolës, në SUP-in e Prizrenit, u sëmur dhe vdiq i ri, pa e parë Kosovën e Lirë, për të cilën punoi e luftoi pa u kursyer…!)

O Vëllau im Sefidin!
Sa dëshirë kam…të isha sot me Ty,
Në këtë ditë të nxehtë gushti,
Të shëtisnim si dikur…aty rrëzë Sharrit,
Lëndinave e kodrave të Struzhës,
Apo rrugëve të Prizrenit të lashtë…
…Të dëgjonim gurgullimën e Lumbardhit…
… Të bisedonim së bashku pambarim,
E me njëri tjetrin të çmalleshim…
Tash, në Kosovën tonë të lirë…
O Vëllau im Sefidin!
Sa nevojë kam…ta dëgjoj çdo ditë,
Atë, fjalën tënde, të urtë e të matur,
Atë hapin tënd burrëror, me grushtin lart…
Zërin tënd të fuqishëm, si buçimë…

...Si dikur…atje larg…në dhe të huaj:

“KOSOVA REPUBLIKË”!

O Vëllau im Sefidin!
Sa mall kam…shumë mall për Ty!
Eshtë sot 70- vjetori Yt ……
E unë një kafe…me Ty po e pi...
Se, në këtë ditë të bukur gushti…
Kujtimin Tënd dua të nderoj!…
Por duhet ta dish, O Vëllau jem…
Se shumë, shumë më mungon…!
O Vëllau im Sefidin!
Jemi vërtet vëllezër të një gjaku,
Një loke na ka lind të dyve,
Por Ti u bëre, edhe shoku im në jetë,
BESNIK E SHOK IDEALI…
I PAHARRUAR PER JETE!
O VELLAU IM ME I SHTRENJTE!!!

DOKUMENT 7/1 - Letrat për përshtypje të librit „Terror“

Fjala e Gani Kryeziut: “Përshëndes këshillin iniciator për përurimin e librit dhe pjesëmarrësit, si dhe autorin. Falenderoj autorin i cili e gjeti si vend për ta bërë këtë përurim në shoqatën shqiptare “Jusuf Gërvalla” në Heilbron. Unë desha të them diçka në pika të shkurtra. Dëgjova se këtu po flitet se është herët të botohet ky libër. Vallë kisha pritur pas tetëmbëdhjetë vjetëve të botohet një libër dhe të flitet se është herët!!! Mua më duket shumë pa vend ky mendim, ndërsa të tjerët pas një apo dy javësh shkruajnë e pas 18 vjetëve ta kemi një libër në dorë dhe kjo të thuhet herët! Kjo për mendimin tim është shumë shumë dëm i madh. Çështja tjetër: unë këtu jetoj që prej afro katër vitesh dhe më ka brengosur një gjë e tillë, ka qenë shumë vështirë këtu në Heilbron të shëtisësh duke u takuar me njerëz që thonë se “unë kam qenë bashkëveprimtar i Jusufit, kam qenë ushtar i Jusuf Gërvallës”.

Atëherë thosha: vëlla këtu qenka shumë vështirë të jetosh! Ky libër ua ka shkurtuar rrugën pak a shumë disa të tillëve, ata kanë filluar të tërhiqen. Mandej ky libër nuk është përfundimtar. Shumë mirë e ceku zotëria, është burimor, por ky do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes që të studiohet më tepër, sepse çdokush që nis të shkruajë duhet të vazhdojë dhe ai tjetri që do të shkruajë ka disa raste që do t’i marrë këtu, pse libri ka anën e vet pozitive. Por çka do kisha propozuar nëqoftëse kemi të drejtë, do kisha propozuar që të mundohemi të gjejmë po ashtu një këshill që do të përkthente librin e Faridinit, ta shpinim në bibliotekën e Heilbronit dhe t’i tregojmë palës gjermane se kush ka qenë Jusuf Gërvalla dhe çka ka bërë ai. Nëqoftëse kam të drejtë me dhënë propozime, dëshiroj të them se këtu është bërë një punë e madhe për vëllezërit Gërvalla. Por do të bëhet edhe më shumë, nëqoftëse mundohemi që t’ua ngremë lapidarin vëllezërve Gërvalla, të shkojmë e t’i vizitojmë kur kemi dëshirë e jo të caktojmë vetëm një ditë dhe atë ditë të shkojmë 4-5 grupe e mos të dimë se kush po shkon. Kjo është punë që mund të bëhet me unitet. ”

DOKUMENTI 7/2 - Letrat e shokeve dhe miqve për përshtypje të librit „Terror”

Fjala e Shaip Zeqirit rreth veprës “Terror, dhimbje, qëndresë” të autorit Faridin Tafallari me rastin e promovimit në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo vepër është një përshkrim ngjarjesh dhe përjetimesh tepër realë, që shtrihet në mbi dy dekada dhe kalon kufijtë e vendlindjes së tij, Prizrenit me rrethinë, Kosovës martire dhe shkrihet në një rrafsh veprimi deri në qytetet e largëta të Evropës. Autori përshkruan me dhimbje mënyrën se si detyrohet t’i kthejë shpinën vendlindjes dhe të gjejë punë në perëndim, për të siguruar ekzistencën larg familjes, larg prej njerëzve të tij më të dashur dhe më të afërt, por në anën tjetër, kudo që ndodhet, i duket sikur e thërret Struzha e tij, e cila e lindi për t’i qëndruar besnik djepit që e përkundi.
Pikërisht zëri i vendlindjes e bën Faridinin që të ketë një aktivitet shumë vital në shërbim të atdheut dhe çështjes sonë kombëtare. Më së miri për këtë flasin kontaktet e tij të drejtpërdrejta me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën, si dhe Hysen Gegën, Sabri Novoselën, Ibrahim Kelmendin dhe aktivistë e veprimtarë të tjerë. Autori është kudo në aktivitet në Shtutgart, Dyseldorf, Gjenevë, Bruksel, Vjenë etj. Prej kudo mban shënime dhe na i sjell të kompletuara në veprën e lartpërmendur.
Shpresojmë që kjo vepër të jetë edhe një mesazh bashkimi për të gjithë shqiptarët, pa dallim bindjesh ideologjike, besimesh fetare dhe dallimesh krahinore. 18. 01. 1998.

DOKUMENTI 7/3 - Vlerësime dhe përshtypje të miqve e shokëve bashkëveprimtarë, për librat e mi të botuar....

Fjala e Arban Hoxhës: “Një vlerësim laik për librin, një konstatim të shkurtër edhe një pyetje për autorin... Libri për mua si libër është shumë interesant. Me shokë na ka ngjallur diskutime të shumta. E kemi diskutuar dhe ka pasur vlerësime të ndryshme. Për mua është jo vetëm interesante, por prej tij edhe kam mësuar shumë. Ky ishte vlerësimi im. Një konstatim: Nuk jam i sigurt nëse kam të drejtë, prandaj ma thoni nëse gaboj. E kemi ndjekur apo s’e kemi ndjekur rrugën e Jusuf Gërvallës, ne mund të themi se e kemi ndjekur qëllimin e tij. Qëllimi i tij është njësoj me atë të shumicës së shqiptarëve, është bashkimi i trojeve shqiptare, pavarësia, me një fjalë liria. Mirëpo rruga e tij cila ishte? Cilën rrugë do të ndiqte Jusufi sikur të ishte gjallë? Ne mund të flasim kushtimisht. Jo vetëm Jusufi, por edhe Kadriu e Bardhoshi, a do të kalonin ata në Lidhjen Demokratike të Kosovës, apo do të mbanin Lëvizjen? Këtë nuk e dimë! Shumë shokë të Kadri Zekës rastësisht i njoh pak më mirë, i kam shokë, por ata janë një gjeneratë tjetër. Shumë shokë të Kadri Zekës janë anëtarë të LDK-së, disa të tjerë kanë vazhduar rrugën e Lëvizjes. Unë nuk ia mohoj as njërës, as tjetrës palë të drejtën për të bërë përpjekje drejt qëllimit final, qëllimit të Jusufit dhe të Kadriut. Qëllimi është i përbashkët. Po çfarë rruge nuk e di, them unë, çfarë rruge do të ndiqte Jusuf Gërvalla, këtë nuk e dimë. Por ky ishte konstatimi im. Autorit i uroj sukses dhe presim të na japë edhe libra të tjerë me kaq pasuri dokumentesh dhe kujtimesh. ”

PËR BASHKËVEPRIMTARËT E MI NGA SHQIPËRIA MËMË!

Këto foto, të miqve të mi të mirë e të paharruar nga Shqipëria Amë, i ruaj si kujtime të shtrenjta në rrugëtimin tim të veprimtarisë time atdhetare për ata, të cilët punuan dhe kontribuan me vetmohim për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës, ku respekti dhe nderimi për ish-ambasadorët Ëngjëll Kolanecin, tash më i ndjerë, Petrit Bushati, Fiqiri Haxhiun e Shpëtim Kolekën, nuk mund të mungojë edhe në këtë ditë të 21 vjetorit të çlirimit! Nuk mund t’i harroj kurrë këshillat e të nderuarit ish-ambasadorit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Ëngjëll Kolaneci... Nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës. unë isha ngarkuar me detyrën që, të komunikoja me përfaqësuesit e shtetit amë, për çfarëdo, që të kishim nevojë për çështjen e madhe mbarëkombëtare, në veçanti për punët dhe vijën e Lëvizjes Popullore të Kosovës, si çka duhet të bënim dhe si do të vepronim...

Ndaj i kujtoj të gjitha ato takime si në Vienë, Mynih apo në Tiranë që, sa herë kishim nevojë Engjëlli ishe i gatshëm të na ndihmonte pa hezitimin më të vogël, por edhe të na këshillonte për vijën dhe veprimet e LPRK-së. Po ashtu me Engjëllin lidhjet i vazhduam t’i mbanim edhe me ish- ambasadorin Petrit Bushati, si dhe me këshilltarët e Ambasadës së Shqipërisë në Vienë Skënder Dushi, Klime Prifti e të tjerë. Na kanë pritur me zemër e dashuri shqiptare, duke na nderuar e respektuar sa herë që shkonim nëpër takime zyrtare. Nga Viena, sa herë që ktheheshim, na e mbushnin makinën me literaturë shqipe, si me libra romane dhe revista, për tua shpërndarë edhe bashkëkombasve tanë në mërgim, materiale si ‘’Shqipëria e Re’’ ,’’ Ylli’’, ‘’Nëntori’’ e sa e sa libra e revista të botuara në Tiranë. Ka pasur edhe shumë nga bashkatdhetarët mërgimtarë që, sa herë shkonin për pushime në vendlindje, i merrnin nëpër valixhet e tyre, mbështjellur me rrobat e tyre, për t’i fshehur sa më mirë, nga kontrollet e shumta të policisë serbe, apo edhe nga udbashët shqipfolësa!? Kështu, në mes rreziqesh, arrinin t’i fusnin brenda trojeve shqiptare dhe në Kosovë, ku atje jua shpërndanin shokëve të tyre besnikë...! Veprimtaria ime, bashkëpunimi me ish-ambasadorin e Shqipërisë mëmë Engjëll Kolaneci, i takon asaj kohe të artë, që për mua ështe e shtrenjtë dhe e shenjtë! I pa harruar është bashkëpunimi edhe me Zt. Fiqiri Haxhiu, miqësia me të, i cili ishte pranë Komitetit Qendror të Republikës së Shqipërisë, dhe së bashku merrnim këshilla e udhëzime drejtpërdrejt nga KQPPSH, për mbarëvajtjen e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

A DUHET TË SHPRESOJMË PËR ‘’DITËN E BARDHË’’ NGA SHTËPIA E BARDHË, NE, SHQIPTARËT E KOSOVËS?!

Se çfarë rezultati të mirë, mund të pritet për ne, shqiptarët e Kosovës, nga takimi Prishtinë-Beograd në Shtëpinë e Bardhë, deri diku mund të mirret me mend! Sepse, së pari kjo “udhëheqsia” e Republikës së Kosovës, është aq e përçarë në mes veti, sa kjo përçarje reflektohet edhe në mesin e shtetasëve tanë... Por, a duhet besuar këtyre pushtetarëve tanë, që na gënjyen e na mashtruan, që na vodhën e na përçanë, që po luajnë me këtë popull, ku, një pjesë të konsiderueshme të tij e kanë sjellë në një mjerim të skajshëm mbijetese, të papunë e të lënë pas dore, me të ardhura të pamjaftueshme deri për nevojat me jetike, aq sa të vjen keq, ku shumë kërkojnë të ikin e të largohen nga ky vend, për të mos u kthyer më kurrë, duke mos duruar gjendjen në të cilën ndodhet Kosova jonë sot!!!
A thua vallë SHBA dhe BE, të jenë sot aq dashamirës ndaj shqiptarëve, kur Kosova është coptuar me kohë në tri republikat sllave të ish-Jugosllavisë së Titos?! Por, së pari ne, shqiptarët, jemi fajtorë!? Sepse, duhet të jemi të një mendimi e veprimi, duhet të jemi të një fjale...

Po kurrë nuk u bëmë të tillë! Të përçarë, të përçarë... e kjo dihet që, kështu nuk arrihet asgjë dhe asgjëkundi, pa unitet, pa një program e pa një qëllim të përbashkët!? Edhe këto ditë, kur po pritet “vendimarrja” për Kosovën, kur pritet të arrihet një marrëveshje Prishtinë – Beograd...dhe ku, në Shtëpinë e Bardhë, duhet që, këta tanët, të mos t’i merrte gjumi i natës, por të përgatiten mirë për ato bisedime mjaft të rëndësishme jo vetëm për Kosovën dhe territorin e saj por, edhe për trojet etnike të Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore, Sanxhakut etj, për t’i bashkuar njëherë e përgjithmonë. Po ku janë?Apo përsëri i kanë të gatëshme ato, që do thonë e do firmosin??! Të shohim e të shpresojmë. Megjithëse ne, shqiptarët e Kosovës, por jo vetëm, po edhe mbarë kombi shqiptar duhet të shpresojmë për një ‘’ Ditë të Bardhë’’ nga takimi në Shtëpinë e Bardhë’’, mua, si popull i thjeshtë, personalisht, më duket një diçka e vakët në horizont... Arsyetimi im bazohet në politikbërjen e sterosur të deritashme, të peqelepes, të dy politikanëve tanë, shtetarë të lartë, që do të udhëtojnë drejt Shtëpisë së Bardhë për marrëveshjen!?... Lus që parandjenja ime të mos jetë e vërtetë!

PËRSE JANË HARRUAR VEPRIMTARËT, ATDHETARËT E DEVOTSHËM TË MËRGATËS?!

A nuk ështe mëkat sikur, edhe ne, shokët e të njëjtit ideal, bashkëveprimtarët dhe bashkudhëtarët e tyre, t’i lemë në heshtje e t’i harrojmë shokët tanë, siç ka ndodhur dhe po ndodh me disa të tjerë! Më vjen e rëndë ta them, po kjo do më dukej ’’tradhëti’’ ndaj tyre!! Nga të gjithë ne, ish shokët e tyre, që jemi ende në jetë, kjo kurrë nuk duhet të ndodhte. Në veçanti e kam fjalën për të kujtuar ata shokë, që sot nuk janë më në mesin tonë, për ata aktivistë të dalluar që, aq shumë bënë për këtë liri të atdheut pa kursyer asgjë. Ndaj kurrë nuk po mund të pajtohem me këta pushtetarët e krerët tanë, që sot, me plot kuptimin e fjalës, e kanë ’’okupuar’’ shtetin e Kosovës së pavarur, që nga presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, deputetët, ministrat etj, që kujtohen vetëm kur ju konvenon, për interesat e tyre, me fjalë të përgjithshme që, diaspora krahu ynë i fortë !!! Pushtat pushtetarë nga komandantë e luftëtarë të luftës për çlirim, mbas lufte, zunë postet dhe për njëzet vjet rresht u sulën për pasurimin e vetes e të familjarëve të vet. E zhagitën kët popull të vuajtur, duke e rrejt ditën për ditë, jo kjo, jo ajo, jo dreqi e i biri,...do arrihet kjo, do marrim ket, t’i japim ket, se do marrim at...!

E kështu njëzet vjet rresht pushtat tanë pushtetarë fjalë vetëm fjalë!? Presin e përcjellin ‘’miqtë’’ tanë ndërkombëtarë, ku edhe këta ‘’fjalë e vetëm fjalë…! E populli i varfëruar pret një ditë të mirë po kur?!?

Po rinia e vendit tim?! Pa punë e pa të ardhme, pa asnjë perspektivë! Me sytë nga vendet e botës... Më dhimset rinia sot! Vitet e rinisë së gjeneratës sime ishin vitet më të lumtura të jetës! Vite plot jetë e plot ëndërra, vite të përpjekjeve e sakrificave për të ardhur deri te liria e pavarësia e atdheut...Atë botë edhe ne e morrëm rrugën e mërgimit, e lamë vendlindjen, por të detyruar nga rregjimi i urryer serb!? Larg atdheut, por me mendje e zemer në Kosovë. Edhe atje të rinj ishim, punonim me ndershmëri në punët më të rënda, pa e harruar kurrë idealin e shenjtë të lirisë e Bashkimit Kombëtar. Ndaj u bashkuam, u betuam së bashku dhe luftuam së bashku në rrugën e lavdishme drejt lirisë!!!... Shokët e mi, bashkëveprimtarët e devotshëm me të cilët u betuam së bashku se do ta mbronim idealin e shenjtë me gjakun dhe jetën, i qëndruam besnik këtij ideali! Së bashku ngritëm zërin në ato vite të stuhishme në qytetet e Perëndimit, në demonstratat e fuqishme, për t’i treguar botës mbarë, që shqiptarët e Kosovës luftojnë për të drejtat e tyre legjitime, që populli shqiptar po përjetonte një gjenocid të egër serbosllav!

Dhe atë me banderrolla në duar, me mbishkrimet ‘’Kosova Republikë’’, si në shi e si në borë ne marshonim me orë të tëra... Parullat ishin ’’POSHTË ARMIKU OKUPATOR- KOSOVA REPUBLIK’’ O ME HATËR O ME LUFTË!’’ Por edhe atëhere kishte nga ata, që ishin me Titon e neve na quanin ’’budallenj’’, që po vraponim nga një qytet në tjetrin, ata, si sehirxhinj kurrë nuk e besonin fitoren tonë, se një ditë Kosova do të bëhej Republikë, shtet më vete!... Përpjekjet e sakrificat e shokëve të mi, e bashkëluftëtarëve, e bashkëveprimtarëve e bënë realitet ëndërrën tonë të madhe, LIRINË DHE PAVARËSINË E KOSOVËS!!! Andaj ata nuk kujtohen e nuk përkujtohen nga këta pushtetarë, që kurrë se kanë ditë se ç’është BETIMI i luftëtarit besnik për komb e atdhe, betimi për t’i shërbyer në mënyrë sublime, me ndershmëri e devotshmëri atdheut e kombit tënd! Ata të pafytyrë e kanë shkelur me këmbë betimin e luftës së UÇK-së! Kanë shkelur mbi gjakun e derdhur për këtë Kosovë, mbi gjakun e shokëve të tyre! Po buka e këtij populli do tu zejë sytë një ditë, do t’i vrasi për së gjalli!..
Kam shkruar për shokët e mi veprimtarë, por do vazhdoj ende të shkruaj deri sa të frymoj. Kurrë nuk mund t’i ndaj nga jeta ime veprimtare NDAJ NË PËRVJETORIN E J AHIR JAHIRIT NGA SLIVOVA E FERIZAJIT, SELIM KOCI POLAC-DRENAS, SEFIDIN TAFALLARI STRUZHË-PRIZREN, ZYMER KRYEZIU-OPOJË PRIZREN, REMZI ADEMAJ ZHURË PRIZREN DËSHMOR I KOMBIT, HYZRI REKAJ NOREDIME FERIZAJ, MEJDI REXHA KORISH-PRIZREN, SELIM KOCI POLAC, RRUSTEM MAHMUTAJ (FLAMURTARI) PEJË-LYBENIQ, ALI ADEMI-ISH ME PUNË NË HAMBURG DHE SHUMË VEPRIMTAR TË TJERË, QË NUK DI A JENË GJALLË A KANË SHKUAR NGA KJO JETË, i kujtoj me mall, me respekt të madh për atë kontribut të çmuar që dhanë, pa kursyer asgjë nga vetja!

PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS NUK KA PASUR DHE NUK DOT KA DITË TË BARDHË!

Përsëri me këta antishqiptar, përsëri me Isoviçin e me të tjerë, që kurrë nuk ju ka interesuar për çlirimin e Kosovës!? Sepse, pa dyshim Kosovën duan ta kthejne përsëri siq ishte para 1974. Edhe pse shpresat janë në popull, por këta nuk po e nderojne as nuk po e llogarisin si popull vendimtar..... Këta nuk janë tjeter, pos hajnat në krye të qeverise, me këta, që as e nderuan vullnetin e popullit... Dhe përsëri e fituan vendin, që ata të vazhdojne me veprimet e tyre, edhe shumë e shumë më të zeza! Kosovën e presin shumë vendime të rëndësishme, të cilat do të jenë deri diku edhe vendimtare për te!? E kur thuhet vendimtare, nuk di si mund të merren vendime, që do te jenë në favorin e Kosovës, për deri sa në krye të saj është Is Mustafa, një klysh i Serbise, si është Lista Serbe, lista e çetnikëve!? Ndaj këtu, fjalën e parë do kene ata dhe, dihet se, çfare pritet se ç'vendim do të marrim ata për Kosovën, deri sa po kërkohet copetimi i Kosovës me thika mbi hartën e saj. Pra këtu do të jetë në pyetje Kosova bashkë me Serbine, në se mund ta arrijne...dhe në se populli do të vazhdoje të jetë me këtë qeveri....!

NË SHTETET E ZHVILLUARA NË BOTË KA LIGJE, KA DREJTËSI.

Presidenti ynë, sipas veprimeve, që po i bënë, do të tregojë para nesh se, unë jam çlirimtari juaj dhe mbylleni gojën e mos bëni zë se e..!?!Pra, ky, edhe kësaj radhe si përherë, po do me qenë këmbëngulës në qëllimet e tija inatçore dhe madje idioteske kundër vullnetit të popullit...por jo vetëm i popullit të vet, po, edhe komandues i Gjykatës Kushtetuese,! Ky soj i keq tash e 20 vite, po e maltreton popullin me disa kriminelë hajna, që njëherit janë edhe kryetarë të disa partive me nga një lagje antarësh. Por, duhet ta dijë mirë se, populli është mbi të gjithë ata së bashku!!! Nuk do t’i përmend me emëra këta bukëshkalë se, jam i sigurtë që, emrat e disa prej tyre u janë bërë të mërzitshëm dhe të padurueshëm për popull, për çfarëdo veprimi që i përmend!? Sepse, ata nuk kanë bërë veprime të duhura për popull e Kosovë, por e kanë shfrytëzuar ndershmërinë dhe djersën e këtij populli vetëm për interesa të veta! Nuk mundi deri më sot, ky populli im, të shohë frutet e lirisë e pavarësisë së tij të fituar me gjak e sakrifica se, u ‘’shfytëzua’’ deri në palcë për majmen e këtyre cubave pushta-pushtetarë!!!

Por ç’është më e keqja për ne se, armiku kishte vepruar shumë midis nesh, duke përvetësuar në interesa të tij shumë argatë, që veprojnë sot lirshëm nëpër Kosovë e brenda pushtetit të saj!? Për 20 vite, në pushtetin e Kosovës, herë hypte njëri e herë hypte tjetri dhe këta, që herë ai e herë ky vetëm e vetëm sa pasuroheshin për vete dhe popullit të thjeshtë jua hidhnin një pëlhurë syve,për t’ju marrë mendjen, duke u thirrë me emrat e tyre të zakonshëm si ‘’komandantët’’ e luftës...Dhe, kështu vepronin e jetonin për qejfet e interesat e veta, ashtu si deri më sot, këta ‘’çlirimtarët’’ e hamamit....

Mirë boll, më 2020 u arrit që, në historinë e tij populli të vendos vet me votën e lirë të tij dhe, gëzim i madh, fitoi vota e popullit! Por eee, si mund ta pranonin këtë fitore ish krerët hajna e batakçilerë?!...Na u bënë bashkë, se kishin dhe i bënte bashkë tash, një ideal të përbashkët ’’hajnia’’ dhe të tmerruar e rrëzuan qeverinë e shpresës, duke bërë çmos që, ajo të mos të kthehet mëëëë!!! Por kanë harruar forcën e atij, që quhet popull, që të gjykon dhe të tregon vendin, Dhe këtë e dinë mirë e mirë Thaçistët, Ramushnat, Limajt, Pacollët se, çdo të thotë ‘’gjyq i popullit’’, një e drejtë,që të ndjek tërë jetën, deri sa të frymosh! Historia e kombit tonë e ka treguar më së miri këtë! SHQIPTARËT, NJË POPULL BUJARË E MIKPRITËS, POR ËSHTË TOKA, E ATDHEU I SHQIPTARËVE!!! TRADHËTINË NUK TA FALIN KURRË! KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat