Mision paqeje

Kultura

Mision paqeje

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 4 shtator 2020 Në ora: 10:36
Alma S. Feruni duke folur para të pranishmeve

Në bisedën të cilën zhvilluam me  shkrimtaren e  botës shqiptare -Almma Sinani Feruni rreth punës vetëmohuese të femrave të vyeshme dhe të edukatoreve të  stafit organizues të Brefotrofit në qytetin e mirënjohur historike dhe turistik – Vlorën  qe çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk: “ Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund—na tha në fillim të bisedës Alma si jehona e veprës dhe punës, dhe e angazhimit maksimal e misionareve të Paqes në Brefotrofin në qytetin e Vlorës për të cilën  mund të falësh, me dashuri në emër të jetës. Le të bëjmë gjëra sado të vogla me dashuri të madhe,  porosit e shenjta Shën Terezë gjithmonë jetës. Fjalë të shenjta, në kohët e mëdha. Dhe në momentet që si hije mbështillet resh një kolere e keqe, shfaqen mirësitë e kujtdo që di të dhurojë ëndrrën. Të mund të luftosh kundër armikut të padukshëm kohë, kundër pandemisë, dhe virusit shkatërrimtar, që si hije misterioze gjithë qiellin mbështjell, me forcën e zemrës dhe të shpirtit, një sfidë e bukur, që misionaret e paqes në shtëpinë e fëmijës, në Befotrofin Vlorë, kanë ndërruare, për organizimin sa më të mirë të punës, nga edukatoret, kuzhinieret dhe stafi drejtues, që në ditët e para të shpërthimit të virusit famëkeq, duke vendosur të qëndronin aty, pranë atyre fëmijëve të adhurueshëm, që kanë sa shumë nevojë për përkujdesje dhe dashuri njerëzore. Në sytë e gjithsecilës besimi, se asgjë nuk është e pamundur dhe duke përcjellë mesazhin hyjnor, me fjalën e zemrës.- Do ja dalim. Do arrijmë të triumfojmë përballë furtunave dhe rrebesheve kohë. Dhe nuk janë lajme që arrijnë nga tel kronistët e reporterët nga barrikadat ku zhvillohet luftë a beteje jete. Jemi në paqe. Në misionin jetë, ndër ëndrrat e thurura në krahët shpresë- na tha Alma në vazhdim të bisedës.                                                                 

Të duash të vërtetë, duhet të bësh gjëra të madhe, por me dashuri...

Pesëdhjetenjë ditë karantine në shtëpinë e foshnjës Vlorë, e femrave të vyeshme që dinë sa shumë të falin dashuri dhe kaq mirësi, nën qiejt ardhmëri. Një familje e madhe aty, ku zemrat rrihnin dhe gufonin në kraharorin e gjithsecilës, që kishin vendosur të qëndronin larg familjeve dhe të afërmeve të tyre të shtrenjtë, për t`ju përkushtuar atyre krijesave njomëzake që kishin kaq nevojë për përkujdesjen dhe për dashurinë e mbështetjen e vazhdueshme të edukatoreve të tyre. E ishte vendosur. Ato do qëndronin aty, duke komunikuar me familjarët e tyre me anë të celularëve dhe komunikimit online, gjatë gjithë kohës që karantina do të vazhdonte dhe kudo ishte pezulluar aktivitet. Po nuk thonë më kot se malli gërryen kaq keq dhe shpirtin, ashtu si vala gërryen gurin dhe shkëmbin e fortë të thepisur pranë brigjeve joniane. Dhe sfida jetë vazhdon sot dhe kësaj dite. Kopshti mbushur me lule shumëngjyrëshe aromatike, duket se një rreze ylberi përcjell, si një mesazh jete, gjithë brezave përcjell. Një uverturë jete. Një simfoni e pambarim paqeje që si një ujëvarë malesh rrjedh e rrjedh papeshuar. dhe në sytë e atyre krijesave të pafajshme, gjithë dashuria botë. Mami, - dëgjohet një zë, si një shushurimë jete. Edukatorja nuk ka mundur të bëjë një hap më tej. Vocërrakja me sytë e bukur si kaltërsia qiellore zgjat duart drejt saj, ashtu si degëza kërkon të mbahet fort pas trungut pemë, teksa rrënjët mbahen mbërthyer fort pas tabanit tokë. Ka të njëjtën moshë me vajzën e saj, që e pret në shtëpi. Engjëj jete. Ndoshta dhe ajo e bija e saj ka nisur belbëzimet e para si kjo cicërimë dallëndysheje dëgjuar aty, fare pranë saj. Dhe ndjehet qiellore, e merr ndër krahë dhe e shtrëngon fort kaq fort.                                              

Femrat shqiptare janë ato që dinë të falin dashurin dhe mirësinë ...

Pranverë e ka emrin, si stina e bekuar jete. Dhe vogëlushja e vogël Pranverë zgjat doçkat drejt çerdhes ku dallëndyshet kanë ndërtuar folenë e vështron duke buzëqeshur teksa mbështet kokën në kraharorin e saj. Dhe ajo e ndjen veten flutur, teksa gëzohet së bashku me vogëlushen aty pranë brigjeve joniane. Fëmijët aty nuk janë jetimë, një staf i tërë angazhuar, shfaqin mirësinë. Misionaret e paqes, që vendosin dritë qiellin aty. Dikush që ndjen se si fjalët e grumbulluara shpirtit, nuk do munden kurrë të shpërthejnë. E dikush që ndjen se si gurgullon gëzueshëm, burimi jetë në honet e shpirtit ku lartësohen retë. Tek oborri përshëndeten dhe urojnë njëra- tjetrën për mbarësi, grupi që merr sfidën e radhës, me grupin që ka punuar me përkushtim aty prej pesëdhjetenjë ditësh. Asgjë s`është e pamundur. Fëmijë që i gëzohen agimit jetë, shfaqen tek ballkoni duke vështruar kureshtar edukatoret e tyre, dhe me doçkat e vogla që përkunden ajrit i përshëndesin gëzueshëm, si një urim mirëseardhjeje. Si një maratonë jete për një dashuri jete, një akt dinjitoz dhe kaq i madhërishëm, ndërmarr nga ato, pikërisht në ditët kur ato krijesat e dashura, do donin kaq shumë përkushtim. Mikesha të mira, të dashura, që duartrokasin njëra- tjetrën për përkushtimin dhe frymën bashkëpunuese, sa mirë dinë të realizojnë ëndrrën nën qiejt sublim.

Kjo është një pjesë nga ditari për punën vetëmohuese të femrave vyeshme të edukatoreve dhe stafit organizues të Befotrofit Vlorë, që dinë sa mirë të shenjtërohen në punën e tyre bekim, duke u falur atyre krijesave njomëzake gëzim. Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund...ashtu si jehona e veprës dhe punës, dhe e angazhimit maksimal e misionareve të Paqes në Befotrofin në Vlorë. Të duash do të thotë me të vërtetë, të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe. Këto janë porosit e shenjëtareve- na tha në fund të bisedës sonë shkrimtarja -Alma Sinani Feruni.                                                                            

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat