O nënë...

Kultura

O nënë...

Nga: Zymer Mehani Më: 9 shtator 2020 Në ora: 07:21
Zymer Mehani

Të kam DRITËRREZE
Dhe VARG të pathënë
Heshtje me buzëqeshje
Të kam Ty, o NËNË

Nga ninullat e tua
Dhe bregu galdon
Një pikë LOTI jot
Sa një GALAKSION

Kur ti m' përqafoje
Moj e shtrenjta NËNË
Nxente më mirë dielli
Kuqaloshja hënë

Ninullat e Tua
Si tingull lahute
Kur të pushoi zemra
Në shpirt ç'më këpute.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat