Dy të dashura

Kultura

Dy të dashura

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 shtator 2020 Në ora: 09:54
Fatmir Lohja

Andon Zako Çajupi, në kohën e tij (1866-1930), tregon një përrallë elegante  në vargje. Shkurt,  një mesoburrë , me pasuri e katandi,mbante dy të dashura, një të re,  e një moshatare. E reja, për t’u dukur më i ri i dashuri, i hiqte nga koka flokët e thinjura. Bashkëmoshatarja  me kujdes i glirte flokë e zeza. Hiq, e mos vin, jarani mbeti pa leshra. ( Ju këshilloj ta lexoni se ka shumë humor.)

Siç e kemi zakon ne shqiptaret , për ditur edhe hollësite e pavlera, dikush  do  të pyesi: “ O Fatmir ku kërkon të dalësh , që na rikujton këtë përrallë? Ngadalë-ngadale, ëmbël- ëmbël, but- but, do të mundohem të jap sqarime, por duroni deri në fund, se shkurt do t’i bie!

Eshte politika shiptare, edhe kosovare , mendoj , kanë nevojë ta studjojnë përrallën .Vetëm për pesëdhjetëedy ditë të dashurat e lanë Albirtin Kurtin  qeros. Aktualisht  të dashurat e LDK-së, po punojnë , me përkushtim , për të mos i lënë qime në kokë zotit Hotit. Nga medjat po shohim shumë politkanë kosovarë, të cilët deklarojnë me përkushtim, sëshpejti  do t’i ndërrojnë dashnoret.

Me zallamahi është gjëndja  në mëmën Shqipëri. Ambasadorët e huaj, që nuk lënë vend pa futur hundët, kanë krijuar disa enigma “artificiale”  në kodin zgjedhor. Edhe sot ende nuk është saktësuar, nëse do të legolizohen, apo nuk do të lejohet të bëhen publike dashnoret në fushatën zgjedhore .

Partija në pushtet, përbetohet,  stërbetohet, se për te mbajtur  timonin,  dhe për të ngrënë  tepsinë e bakllavës , nuk ka nevojë të zërë dashnore të re . Opionistët biramelë  , vënë re, se pozita ka ca enigma  në deklaratat e saja . Aty, këtu,  pëshpëriten ca flirte para elektorale, natyrisht me dashnore të reja.

E mjera opozitë është më në hall. Nuk ka faj.  Dashnoret e shumta e kanë bërë me kohe  qose partinë e madhe. Dilema Hamletiane :” Të kemi, apo mos të kemi dashnore në fushatën zgjedhore, që po  u troket në derë!”, në SHQUP u  ka mpirë trurin  shumë intelektualeve . Në dilemë është edhe financjeri i shquar, profesori i ekonomisë. Zoti Genc Rruli ka braktisur  profesionin.  Për të shëndoshur partinë , ka pranuar të bëhet shef kuadri. Si qëmoti, ka marrë lupën në dorë, për të parë bakteret, viruset e ndryshme, në biografitë e kandidatëve  për deputet.

“Fundi daltë për hajer !”- e ka lënë  shprehjen  Gjergj Mullaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat