Portreti i dëshmorit

Kultura

Portreti i dëshmorit

Nga: Zymer Mehani Më: 11 shtator 2020 Në ora: 06:43
Zymer Mehani

Ëmbël më buzëqesh
Portreti në mur
Dashurinë ia fali
Shqipes në Flamur

Më vështron me sy
Më duket se më flet:
-Jeta pa liri
Jo s'mund t' quhet jetë

Në gaz e shqetësim
Atë vështrim e ndiej
-Pa u shuar gjer më një
Armiqtë s'kalojnë këndej'.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat