E çuditshme, shkaku i veshjes nuk i lejohet hyrja në muze

Kultura

E çuditshme, shkaku i veshjes nuk i lejohet hyrja në muze

Nga: A.M Më: 11 shtator 2020 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Një nga muzetë më të mëdhenj të Parisit, Musée d'Orsay galeritë e të cilit paraqesin disa nga veprat më të famshme në botë, është akuzuar për diskriminim dhe seksizëm pasi refuzoi hyrjen e një gruaje me një fustan të prerë.

Një zyrtar i muzet, e urdhëroi një studente të mbulonte dekoltenë e saj nëse dëshironte të lejohej në Musée d'Orsay, duke i thënë se “rregullat janë rregulla”.

"Duke arritur në hyrjen e muzeut, unë nuk kisha kohë as të nxirrja biletën time kur pamja e gjinjve të mi dhe veshja e prerë e ulët tronditi agjentin për kontrollimin e biletave", shkroi Jeanne në një letër të hapur në Twitter, shkruan TheGuardian, përcjellë “Bota sot”.

Jeanne përshkruan ndjenjën e turpërimit të thellë, ndërsa pohoi se i gjithë stafi i muzet po i shikonin gjinjët e saj.

"Unë pyeta se çfarë po ndodhte, por askush nuk u përgjigj. Ata shikojnë në gjinjtë e mi ... Unë nuk e kuptova vërtet se çfarë po ndodhte”, shtoi ajo.

Përfundimisht, Jeanne u lejua të hynte vetëm pasi veshi xhaketën e saj dhe mbuloi gjinjët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat