Takim rasti me ushtarakun e karierës, Kolonel Nehat Basha

Kultura

Takim rasti me ushtarakun e karierës, Kolonel Nehat Basha

Nga: Haki Latifi Më: 11 shtator 2020 Në ora: 23:55
Kolonel Nehat Basha dhe Haki Latifi

Ishte një takim i rastësishëm në Milot në të cilë unë dhe ime shoqe u takuam me Kolonel Nehat Basha, i cili shoqërohej me të shoqën dhe vajzën.

Për Kolonelin më ka folur edhe im vëlla Bakiu, i cili ishte ushtar së bashku me kusherintë dhe shumë bashkëvendas të Piranës në Brigadën 125. Kemi patur raste të takohemi edhe pas lufte por jo gjatë. Disi kam formuar një përshtypje të një Ushtaraku të shkëlqyer, njeriu i përsosur fjalë pak e punë shumë, profesionisti korrekt, i pa përfolur për keqpërdorime dhe drejtuesi model për qytetarët e Prizrenit!

Fjala është për ish Komandantin e Brigadës 125 të UÇK-së, Zona e Pashtrikut, Kolonel Nehat Basha. Pra, Ushtaraku i karierës, nga Dardana(Kamenica) që e lidhi jetën me kryeqytetin historik Prizrenin.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, si shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e UÇK-së, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Kolonel Nehat Basha, la luksin e Perëndimit dhe u kthye me fillimin e luftës, ngjeshi Uniformën dhe ju bashkangjit forcave Çlirimtare deri në ditën e fundit të Lirisë së dhe të çlirimit të Kosovës.

Gjatë bisedës, Kolonel Basha flet me krenari për profesionalizmin, atdhedashurinë dhe përkushtimin si gjatë luftës ashtu edhe në paqe të ushtarëve të Brigadës 125. Në vazhdim me emocione evokon kujtime për Ushtarakun e karierës, Komandant Ekrem Rexha-Drini, i cili do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë.

Tani, koloneli i karierës ushtarake ju këthyer jetës civile, ku me sukses drejton Kompanin Regjionale të Mbeturinave “Ekoregjioni” SH.A me seli në Prizren.

Ndërsa unë, të vetmën keqardhje që ndjej sot përmes këti shkrimi (s’bëj askënd fajtor), është që kemi “dështuar me sukses”, që të krijojmë një traditë-respekti, sjellje dhe kulturë perëndimore, për largimin e ushtarakëve, si dhe për çdo profesion tjetër, që kontribuan një jetë në shërbim të familjes, Atdheut dhe shoqërisë.

Pas një ndeje të shkurt bisedat tona nuk kishin mbarim, ndërsa muzgu po afrohej, pirja e kafeve të porositura dhe shkrepja e disa foto kujtimi, na japin shenjë se rrugëtimi duhet vazhduar për në Prizrenin tonë të dashtun. Me qëllimin më të mirë të punojmë edhe më shumë, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën.

Pa mëdyshje, familja është gjithçka, Atdheu fillon te pragu i shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat