Malli për Kosovë...

Kultura

Malli për Kosovë...

Nga: Nezir Kraki Më: 12 shtator 2020 Në ora: 00:48
Nezir Kraki

Para pak kohe pata shkru diçka per nostalgjine dhe e pata sqaru origjinen shumë interesante te kesaj fjale e cila ne fakt ishte emri i nje semundjeje ne shekullin XVII.

Ajo semundje qe prekte ushtaret zvicerianë ne misione te jashtme (Ne France dhe Vatikan) ishte malli per shtepine, per vendin, dhe sherohej veç me kthim ne shtepi.

Para 2-3 diteve u bë nje vit qe s’kam ardhe n’shpi, n’Junik, n’Kosove. E di qe mund te duket paradoksale por mua vërtetë me mungon ai vend, me merr malli per ate vend. Dhe besoni qe s’ka Paris as Berlin apo Londer qe e ploteson zbraztiren qe malli per Kosoven ma shkakton. A e dini ju që terrasa me e bukur ne botë per mua mbetet ballkoni nen hijen e rrushit n’Junik...

Sot i kujtova krejt momentet që këtë vit s’u jetuan. E sot mu kujtua semundja e shekullit XVII qe zviceranet e quanin nostalgji dhe i thash vetes, po, malli per shtepine, per vendin, vërtetë është semundje. Është njefare trazimi që s’gjen shërim pa u kthye aty ku shpirti gjen rehati. Është e pasqarueshme e di dhe ndoshta per disa edhe klishé por malli per shtepine, per vendin nga vjen, eshte ponaq i vjeter sa vet njeriu mbi Tokë. Është instinkt i brendshem që nuk kontrollohet.

Sigurisht, si shqiptarë, ne e njohim këtë ‘sëmundje’ më shumë se mercenarët zvicerianë. Ne që kemi gati dy mijë vjet që jemi, në një formë ose në një tjetër, larg vendit, larg shtëpive tona. Rousseau fliste për lotët e ushtarëve zvicerianë, mua më kujtohen lotët tanë, lotët e baballarëve tanë, lotët e nënave tona, lotët a familjeve në pritjet e përcjelljet që s’kryhen kurre, në përqafime të ngutshme rrugëve e aeroporteve të botës. Nostalgjia jonë s’eshte veç dhembja apo malli për kthimin në shtëpi por edhe dhembja e atyre që në shtëpi e prisnin kthimin tonë.

Prandaj shpejt do vij n’shpi, n’Junik, n’Kosovë sepse dua te sherohem.

Ju perqafoj permallshem...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat