Natë pa fund

Kultura

Natë pa fund

Nga: Flora Suldashi Më: 12 shtator 2020 Në ora: 08:23
Flora Suldashi

Kur bie nata,

Të gjithë janë njësoj:

Të xhveshur

Të heshtur

Të urtë....

 

Të gjitha ngjyrat e

ylberit

shkrihen

pa gjurmë

në të errtën

-pa fund...

 

Kur bie nata

zhurma e ditës

hyn në një derë

dhe në heshtje

tretet....

nuk kthehet më

-kurrë!

 

Vetëm EMRI, mbetet

skalitur në gur...

 

Kur bie nata jemi:

të xhveshur

të heshtur

pa gjurmë....

 

Pluhur kosmosi 

-AMSHIM! Natë, pa fund...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat