Historiografia shqiptare duhet të ridefinojë qëndrimin ndaj Dardanisë dhe të Rashës Nemanjane në të si pjesë e saj

Kultura

Historiografia shqiptare duhet të ridefinojë qëndrimin ndaj Dardanisë dhe të Rashës Nemanjane në të si pjesë e saj

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:31
Jusuf Buxhovi

Ndjehem i nderuar që jam në mesin e intelektualëve që tubon shoqata "Jakova". Po ashtu, ndjehem i nderuar që promovimi i librit "Dardania - antika, mesjeta" fillon pikërisht në një ambient kulturor, ambient ky që nga apekti histiorik dhe shpirtëror, paraqet ADN-në e shqiptarizmës,që për fat të keq, gjatë këtyre njëzet viteve të fundit është degraduat shumanshëm. Libri im, që është një thellim i mëtutjeshëm i çështjeve që kam parashtruar te "Kosova" në tetë vëllime, pretendon që rolin e Dardanisë si mbretëri e rëndësishme e antikitetit, e minimizuar ose e anashkaluar qëllimisht nga historiografia jonë institucionale me ngarkesa ideologjike dhe limitet e historiografisë serbe, ta rikthejë në vendin që e meriton, pra si qendër e antikitetit dhe bërthamë e identitetit shtetëror arbëror-shqiptar nga mesjeta e këndej.

Po ashtu, Dardania, trajton edhe aspektin tjetër, të mbetur pezull ose të keqinterpretuar nga historiogrfia jonë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, rreth krishtërimit dhe rolit të ortodoksisë si pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, e përvetësuar nga politika hegjemoniste serbe, e cila krishtërimin orotodoks e ka konveuar në kishë ortodokse serbe, madje me autoqefali na shekulli XIII, gjë që është një gënjeshtër, ngaqë autoqefalia e kishës ortodokse serbe është siguruar në vitin 1923, pra pas shtatatë shekujsh pasi që të jetë formuar shteti hegjemon jugosllav i pranuar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920. Në pjesën e shtojcës, paraqiten faktet dhe dokumentet e shumta bizantine dhe të tjera, që tregojnë për falsifikimet e historiografisë serbe, qoftë duke i konvertuar Tribalët në serbë, qoftë duke konvertuar krishtërimin orotodoks në kishë ortodokse serbe

Theksimi i këtyre fakteve në librin "Dardania" ngre çështjen e demistifikimit të gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth Kosovës djep të shtetit mesjetar serb, që lidhet me Rashën dhe Nemanjajt tribalë, siç ngre edhe çështjen që historiografia insitutcionale në Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu, të lirohet nga këto gënjeshtra, në mënyrë që t'i rikthejë tapitë e identitetit shoqëror dhe politik arbëror-shqiptar nga mesjeta të cilat gjenden pikërisht në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë në rrethanat kur Bizanti po shthurje, ndësa strukturat autonome po formësoheshin, ndër të cilat Rasha dhe Nemanjajt tribalë ishin pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat